Uncategorized

Kjo hartë tregon shumëçka për Shqipërinë!


Publikuar më:


 

Zyra e Jashtme dhe Komonuelthit në Mbretërinë e Bashkuara (FCO) kanë publikuar një hartë për udhëtimet turistike dhe jo vetëm. Harta me tri ngjyra demonstron rrezikun nga sulmet terroriste.

Shqipëria përfshihet në hartën jeshile, çka do të thotë se vendi nuk është i rrezikut, ndërsa ngjyra e kuqe tregon rrezikun prezent.

Situata më problematike mbetet midis Turqisë dhe Sirisë ku 10 km të kufirit atje në qytetit Dijarbakir është me rrezikshmëri më të lartë për sulme terroriste. Për këtë arsye, qytetarëve britanikë u kërkohet që të shmangin çdo lloj udhëtimi atje.

Tri ngjyrat tregojnë shkallën e sigurisë. Kështu, ngjyra e gjelbër tregon se vendi është i sigurt për të udhëtuar, ngjyra e verdhë tregon rrezik në disa zona, ndërsa ngjyra e kuqe tregon rrezik në të gjithë vendin.

Vendet afrikane dhe aziatike janë konsideruar më të rrezikshme për shkak të niveleve të lartë të terrorizmit dhe korrupsionit, ndërsa paralajmërimet gjithashtu janë vënë edhe për zonat e Rusisë dhe Amerikës së Jugut.

.

Comments
To Top