Ferizaj

Kështu bëhen dasmat në fshatin e deputetit Adem Salihaj


Publikuar më:


Kështu bëhen dasmat në fshatin e lindjes së deputetit Adem Salihaj ka shkruar një qytetar që është bashkëfshatar  i deputetit.

Në foto shihet se pos flamujve kombëtar  në makina vend  kryesor ka zënë flamuri të cilin ish Presidenti i Kosovës ,Ibrahim Rugova e kishte propozuar për flamur të Kosovës.

Flamuri i Dardanisë apo flamuri i kryetarit të Kosovës është futur në përdorim nga kryetari i ndjerë i Kosovës,Ibrahim Rugova. Publikimi i flamurit dhe propozimi për flamur shtetëror të Kosovës është bërë në vitin 2001 nga vetë kryetari i atëhershëm i Kosovës. Reagimet ndaj propozimit kanë qenë të ndryshme, që nga adhuruesit e deri te kundërshtimi i hapur që u shpreh edhe me revolta.

Flamuri përdorej nga ish-Presidenti i Kosovës që nga viti 1992, pas mbajtjes së Referendumit për Pavarësi (1991) dhe pas zgjedhjeve Presidenciale e Parlamentare të Republikës së Kosovës (1992). Pas publikimit një pjesë e popullit të Kosovës ka filluar ta quajë “Flamuri i Dardanisë”, me emrin antik të vendit ku hynte edhe toka e Kosovës, Toplicës, Shkupit etj

 

Comments
To Top