23,04,2024

A duhet që edhe sivjet ta kërkojmë suspendimin e Kryetarit të Komunës?

Must Read

Sikur vjet, edhe sivjet z.Sfarqa vazhdoi me avazin e vjetër.

Për të nuk ka ligj, nuk ka kuvend, nuk ka ministër.Për të nuk ka shtet.

Punonjësi publik, prona dhe paraja publike shfrytëzohen si të dojë ai. Pa fije frike, pa fije turpi. Megjithatë, unë ende e mbroj idenë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa ndëshkuese të parapara me ligj për papërgjegjshmërinë, keqmenaxhimin si dhe shkeljen e ligjeve nga ana e kryetarëve të komunave. Duhet të mësohemi se si ta mbrojmë shtetin tonë në paqe.

Ne, gjithsesi, edhe sivjet, do të kërkojmë sqarime nga Qeveria e Kosovës për sjelljet jonormale të Kryetarit të Komunës sonë, z.Svarqa. Po, ne do të kërkojmë sqarim nëse një Kryetar Komune ka të drejtë që në fillim të vitit, në janar, të shpall 30 tenderë me kuotim, në vlerë prej treqind mijë eurosh,

Do të kërkojmë sqarim nëse një Kryetar Komune ka të drejtë, pa miratim të Kuvendit të Kosovës dhe pa aprovim nga Ministri i Financave, të shpenzojë paranë në projektet e paparashikuara me buxhet, Poashtu, do të kërkojmë sqarim nëse një Kryetar Komune ka të drejtë të rris numrin e punëtorëve në administratën e komunës, nëse kjo është e ndaluar me Ligjin për Menaxhimin e Financave.

Do të kërkojmë sqarim nëse një Kryetar Komune ka të drejtë të investojë në projekte të paparapara me buxhet, dmth të pa miratuara në Kuvendin e Komunës.

Do të kërkojmë sqarim nëse një Kryetar Komune ka të drejtë të ndajë një parcelë të Komunës, për një investim të përbashkët me donatorë, pa lejen e Kuvendit të Komunës,

Do të kërkojmë sqarim nëse një Kryetar Komune ka të drejtë që, përmes Kuvendit të Komunës dhe kundër vendimit të Qeverisë, të zvogëlojë Investimet Kapitale.

Do të kërkojmë sqarim po ashtu, nëse një Kryetar Komune ka të drejtë që, përmes projektit të miratuar nga Kuvendi i Komunës për fizibilitetin e Qendrës së qytetit, të ndryshojë Planin zhvillimor komunal,  Do të kërkojmë sqarim nëse një Kryetar Komune ka të drejtë që për një investim kapiatal të bëhen dy projekte të ndryshme dhe të kushtueshme.  

Do të kërkojmë sqarim nga Qeveria e Kosovës nëse një Kryetar Komune ka të drejtë që të ndajë një parcelë prej 3000 m2, në vlerë prej afro 1 milion eurosh, për varreza të qytetit përkundër faktit që para dy vitesh janë ndarë tridhjetë hektarë po për këtë qëllim.

Do të kërkojmë sqarim nga Qeveria e Kosovës nëse një Kryetar Komune ka të drejtë të formojë komisione që nuk janë të parapara me ligj, me ç’rast hargjon paarsyeshëm paranë publike.

Do të pyesim Qeverinë e Kosovës nëse suspendimet e drejtorit të QKMF-së, drejtorit të “Pastërtisë” dhe bordeve të kompanive publike komunale kanë qenë të ligjshme, kur dihet fakti se të gjithë këta i kanë fituar kontestet gjyqësore. Në këto raste buxheti i komunës dhe i kompanive është dëmtuar mbi 100 mijë euro.

Po, do ta pyesim Qeverinë e Kosovës nëse është e lejuar që shef i zyrës së prokurimit të bëhet zyrtari që para disa vitesh është shkarkuar nga ai post për keqmenagjim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Do ta pyesim Qeverinë edhe sivjet, nëse Kryetari i Komunës ka pasur të drejtë të formojë zyren e inspektorëve dhe të mos e miratojë atë në Kuvend të Komunës dhe se sa ka qenë e ligjshme që në krye të kësaj zyreje të jetë një punëtor që s’është shërbyes civil.

Së fundmi, do ta pyesim Qeverinë se para kujt dhe si duhet të jap llogari një Kryetar Komune, siç është z. Svarqa, i cili bën shkeljen e të gjitha ligjeve që e rregullojnë qeverisjen komunale dhe që i shkakton kaq shumë dëme materiale e morale qytetit tonë.

Në të vërtetë, nëse sërish do të kërkojmë suspendimin e z. Svarqa , këtë do të bëjmë për ta ruajtur kredibilitetin e pozitës së Kryetarit të Komunës, i cili për këto dy vite është degraduar në shkallë aq të lartë sa që respekti dhe besueshmëria e qytetarëve, për këtë institucion, tashmë janë në pikën më të ulët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img