26,04,2024

Kërcisni dhëmbët gjatë natës? Ja çfarë duhet të bëni

Must Read

Shtrëngimi ose kërcitja e dhëmbëve herë pas here është normale.

Kërcitja e dhëmbëve mund të ketë shkaqe të ndryshme, por shpesh shkaktohet nga stresi. Kjo kërcitje zakonisht ndodh gjatë gjumit, kështu që mund të jetë e vështirë për njerëzit ta vënë re.

Ajo  mund të dëmtojë nofullën tuaj, të çojë në humbjen e dëgjimit dhe të ndryshojë formën e fytyrës tuaj. Këto strategji do t’ju ndihmojnë të ndaloni kërcitjen:

Ushtrimet: Nëse bëni aktivitet fizik ulni sasinë ë stresit që keni dhe në këtë mënyrë në qoftë se kërcitja e dhëmbëve tuaj vjen nga kjo, ajo do të zbutet.

Një dush i ngrohtë përpara se të flini gjumë:  Uji i ngrohtë mund të ndihmojë të relaksoheni muskujt e nofullave. Nëse nuk ju pëlqejnë banjot, bëni mirë të vini një enë me ujë të vluar dhe të thithni avullin.

Relaksohuni: Meqë ankthi është element i bezdisshëm, përpiquni të lehtësoheni përpara gjumit.

Mësoni zakonet të reja: Mbani buzët e mbyllura por dhëmbët e pa puthitur. Dhëmbët duhet të puthiten vetëm kur jeni duke u përtypur ose gëlltitur.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img