23,04,2024

Këmbëngul kryetari Ivanov, nuk e tërheq vendimin për faljen e politikanëve

Must Read

gjorge-ivanov-780x439

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, u është drejtuar qyteravë të vendit, ku ka njoftuar se nuk do ta tërheq vendimimin për faljen e politikëve të cilët janë nën hetime, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ivanov tha se arsyeja përse ka vendosur që të qëndrojë i pa lëkundur në vendimin e tij është interesi shtetëror i Maqedonisë.

Më tej, kryetari u bëri thirre të gjithë të pakënaqurve që t’i drejtohen atij, e më pastaj bashkë me ekspertë të drejtësisë të shqyrtojnë të gjitha mundësitë.

Kryetari pret që nga zgjedhjet të fillojë një kapitull i ri në zhvillimin e vendit, ndërkaq i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të jetë më e vëmendshme në aktivitetet e saj, që të mos keqkuptohet.

Ndryshe, vendimi për faljen e 56 personave të politikës ka shkaktuar reagime të ashpra, si nga brenda vendit ashtu edhe nga jashtë. Sot është dita e tretë e protestave të opozitës, e cila ka vendosur që të përdorë të gjitha mjetet që i ka në dispozicion për të arritur qëllimin e tyre, tërheqjen e vendimit të Ivanovit dhe shtyrjen e zgjedhjeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img