21,02,2024

Komuna e Prishtinës me projekte për ngritjen e transparencës

Must Read

komuna-e-prishtines

“E- rekrutimi”, “E- shpenzimet” dhe broshurat informuese janë tri projektet, të cilat i ka lansuar sot Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me UNDP, të cilat synojnë ngritjen e transparencës dhe luftimin e dukurisë së korrupsionit.

“E- rekrutimi” është aplikacion, të cilit qytetarët do të mund t’i qasen në faqen online të kësaj komune, ku do të informohen për konkurset e shpallura, vendet e lira të punës si dhe do të paraqiten emrat e kandidatëve të përzgjedhur, të cilat kanë plotësuar kërkesat e konkursit.

Përmes, aplikacionet “E-shpenzimet”, qytetarët do të informohen për shpenzimet e kryera brenda Komunës së Prishtinës, të cilat do të shpallen çdo tre muaj në këtë aplikacion, i cili është aplikacion për telefoni mobile.

Ndërsa, tabelat informuese dhe broshurat, të cilat janë vendosur në objektin e vjetër dhe atë të ri të kësaj komune, janë bërë me qëllim të informimit të qytetarëve se ku mund t’i kryejnë shërbimet e tyre si dhe nuk do të humbin kohë duke u endur nëpër korridoret e komunës.

Marta Gazideda nga UNDP tha se kjo ngjarje është përmbyllje e një faze të bashkëpunimit me komunën e Prishtinës.

Projektet e kësaj faze, Gazideda tha se do të ndikojnë në rritjen e transparencës, luftimin e korrupsionit dhe promovimin e një kulture të llogaridhënies nga komuna.

Sipas saj, Komuna e Prishtinës ka qenë e para komunë që ka pranuar të bashkëpunojë me UNDP-në në ngritjen e transparencës në disa procese në kuadër të saj.

Këto aplikacione për punësim dhe buxhet kanë qenë të zhvilluara gjatë vitit të kaluar, ndërsa sot është prezantuar rezultati i punës së më hershme.

Gazideda: Projektet e tilla ndikojnë në rritjen e transparencës

“Si pjesë e programit tonë kundër korrupsionit dhe zhvillimit të integritetit është zhvilluar edhe një bashkëpunim i komunës me UNDP-në ku ideja kryesore ka qenë pikë së pari të përfshihet rinia në procesin e vendimmarrjes dhe identifikimit të zgjidhjeve të problemeve të mundshme sepse ka ndikime edhe tek ju. E dyta, ka qenë që komuna të jetë më transparente por edhe më e qasshme për qytetarët në proceset e brendshme të vetat dhe e treta përpos rritjes së transparencës, të promovohet një kulturë e llogaridhënies nga institucioni i komunës si institucion vendimmarrës ndaj qytetarëve të cilët përfitojnë nga prej kësaj”, tha Gazideda.

Gazideda më tej tha se bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës do të vazhdojë edhe më tej, i cili sipas saj do të rezultojë me projekte tjera.

E këtë projekt si shumë të rëndësishëm e ka vlerësuar edhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Muhedin Nushi, i cili tha se qytetarët do të informohen për çdo gjë, prandaj edhe do luftohet korrupsioni, falë transparencës.

Ai ka sqaruar secilin projekt dhe ka treguar përparësitë që ofrojnë për qytetarët, të cilët përmes broshurave informuese do të kenë më të qart se ku duhet të drejtohen për secilin shërbim që ofron komuna.

Sa i përket aplikacionit E – shpenzimet, Nushi sqaron se shpenzimet do të paraqiten të ndara sipas vijave buxhetore, si subvencionet dhe transferet, shpenzimet kapitale, shpenzimet e komunës, mallra dhe shërbime dhe paga dhe mëditje.

Nushi: Qytetarët do të din ku të drejtohen për shërbimet që ofron komuna

“E – rekrutimi nënkupton aplikimin online të gjithë qytetarëve të komunës së Prishtinës dhe komunave të tjera për vendet e lira të punës të cilat do të shpallen ose do të jenë të lira gjatë fazës së konkursi…qytetari gjatë tërë kohës është në gjendje të përcjellë aplikacionin e vetë dhe gjatë gjithë kohës ka mundësi të shikojë kush është punësuar, pse ai është refuzuar ose pse ai është punësuar, cilat kanë qenë kriteret për të cilat është refuzuar…Aplikacioni i dytë shtë E – shpenzimet është aplikacion për telefoni mobile, qoftë për IOS apo për android versioni…është aplikacion i cili shpjegon qartë për çdo tremujor se çfarë shpenzimesh ka pasur Komuna e Prishtinës….Ne si qeverisje e kemi obligim ndaj qytetarëve tanë që të japim llogarie dhënie për mjetet ose parat e shpenzuara…Projekti i tretë është infografikat apo tabelat informuese të cilat qysh tash janë në objektin e ri të komunës dhe në atë të vjetër të vendosura”, tha Nushi.

Projektet e lansuara nga komuna dhe UNDP janë prezantuar sot me nga një spot publicitar, përmes të cilin synohet informimi i qytetarëve për qasjen dhe përdorimin e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Diskutohet orari i barnatoreve për qytetin e Ferizajt

Sot është mbajtur konsultimi publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img