27,04,2024

​Serbi: Arrestohen 49 zyrtarë për korrupsion, dëmtuan buxhetin për 7.6 milionë euro

Must Read

erbi

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se gjatë një aksioni të policisë serbe të kryer sot janë arrestuar 49 persona në disa lokacione të Serbisë, të gjithë të dyshuar për korrupsion në cilësinë e zyrtarëve shtetëror dhe të kompanive publike.

Sipas ministrit, të arrestuarit dyshohen për korrupsion dhe për abuzim me postet zyrtare, dhe janë arrestuar nga një operacion policor i quajtur “Skener 2”, transmeton KosovaPress.

Stefanoviq ka thënë se Policia ka kryer arrestimet në bazë të aktakuzës ndaj 25 personave me procedurë të rregullt.

“Që të gjithë këta persona kanë kryer akte kriminale që nga viti 2007, duke dëmtuar buxhetin e Serbisë dhe krahinën autonome (Vojvodinën), si dhe dhjetëra biznese dhe subjekte private në vlerë prej 7.6 milionë eurove”, ka thënë ai.

Ministri serb ka thënë se të arrestuarit janë punonjës të Ministrisë së Financave të Serbisë, të Administratës Tatimore, të ish-Ministrisë për Mbrojtjen e Ambientit. Po ashtu, ka thënë ai, të arrestuar ka edhe prej zyrtarëve lokalë nga kompanitë publike, përfshirë Rrugët e Serbisë, nga kompani energjetike EPS, Elektrokosmet, Posta e Serb isë, si dhe 12 policë trafiku.

“Ky është edhe një indikator se Policia nuk do të pushojë së kryeri punën e saj, së bashku me prokurorët. Ne do të dëshmojmë se Serbia është tërësisht serioze, e ndershme dhe – një shtet”, ka theksuar Stefanoviq.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img