25,04,2024

Kastraveci shqiptar alarmon Maqedoninë

Must Read
Ilustrim

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri i Bujqësisë në Shkup, Lupço Nikolovski i cili ka thënë se, në tregun e Maqedonisë kanë hyrë nga Shqipëria kastravecë që përmbajnë substanca helmuese:

“Analizat që janë marrë nga laboratori shtetëror fitosanitar tregojnë se, kastravecët e importuar nga Shqipëria përmbajnë dyfish më shumë pesticide, sesa normat e lejuara me ligj. Më konkretisht janë vërejtur koncentrate të substancës aktive ‘Metalaxyl’, e cila është helmuese”, tha Lupço Nikolovski, zëvendësministër i Bujqësisë.

Lupço Nikolovski, i cili është emëruar në postin e zëvendësministrit të Bujqësisë vitin e kaluar, me propozim të partisë opozitare LSDM, tha se ky rast dëshmon se në vend nuk funksionojnë institucionet e drejtuara nga përfaqësuesit e partisë së Nikola Gruevskit.

Ai u zotua se do të zbulojë të vërtetën dhe tha se do të informojë qytetarët, se kush ka lejuar që këto perime helmuese të përfundojnë në tregun e Maqedonisë. Agjencia për Ushqimin dhe Veterinarinë në Shkup, që kryen kontrollet e produkteve të importuara në Maqedoni, ende nuk e ka komentuar këtë rast.

The post Kastraveci shqiptar alarmon Maqedoninë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img