19,04,2024

Ja se si e mbronte Edi Rama, përdhunuesin Elvis Rroshi (Video)

Must Read
Elvis Roshi

Ajo që ka ndryshuar qëndrimin e kreut, tashmë të dorëhequr të Bashkisë së Kavajës, është një dënim, që ai thotë se e ka marrë minoren dhe në padijeni.

Elvis Rroshi, që e kishte ndërruar emrin nga Ervin, është mbrojtur vazhdimisht nga kryeministri Edi Rama, pasi që ishte kandidat i Partisë Socialiste për Kavajë.

Ka qenë ish kryeministri Sali Berisha që para pak çastesh e ka publikuar një video nga një intervistë e Edi Ramës, ku ai kategorikisht mohon se Rroshi ka qenë ndonjëherë i dënuar, transmeton lajmi.net.

Largimi i Rroshit vije pas një sërë akuzash ndaj tij nga PD-ja, por që deri me tash u kishte rezistuar, pasi që mbrohej nga Edi Rama.

Rroshi është vetëm njëri nga shumë zyrtarë të lartë të PS-që që ka dhënë dorëheqje pas skandaleve me dënime jashtë vendit. Ai dhe disa deputetë tjerë të PS-së janë larguar kohëve të fundit pas konfirmimeve të dënimeve për përdhunim, vrasje, tentim-vrasje, abuzime, korrupsion, etj.

Në ndërkohë sjellim një pjesë të reagimit të Elvis Rroshit në Facebook pas dorëheqjes:

Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë.

E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq, as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.

Faktikisht pa e ditur këtë dënim s’kam pasur si ta deklaroj, ndërsa pasi jam venë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë, jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, përsa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi. /lajmi.net

The post Ja se si e mbronte Edi Rama, përdhunuesin Elvis Rroshi (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img