20,04,2024

Ivanov: Për faljet do veprojë sipas ligjit e Kushtetutës

Must Read
George Ivanov, president i Kroacisë

Ivanov, i cili merr pjesë në Samitin e PBEJL-së në Sofje, tha se “vendimi i tij nuk ka qenë joligjor dhe kundërkushtetues dhe se është sjellë me qëllim që të mundësohet mënyrë për dalje nga kriza politike në vend”, njofton raportuesi i MIA-s nga kryeqyteti bullgar.

“Liderëve u ofrova zgjidhje nga kriza, të ketë falje, për të gjitha lëndët që janë, edhe të pushtetit edhe të opozitës të ngrihet procedura që është mundësuar edhe me Kushtetutën edhe me Ligjin. Do të thotë nuk ka asgjë joligjore dhe jokushtetuese. Ata refuzuan në mënyrë të tillë të zgjidhet kriza dhe krijuan kushte ligjore që të mund ajo të tërhiqet. Unë prita që sipas afateve ligjore të parashtrojnë kërkesë. Ato janë akte individuale, vendimet dhe zgjidhjet për secilin që është falur. Pasi nuk kishte reagim nga askush, as nuk dërgoi askush, atëherë vendimi im ishte për të gjithë ata që kishin më shumë reagime se politikanët janë jashtë ligjit, se janë mbi ligjin, se ata nuk përgjigjen. Për atë tërheqja ime ka të bëjë me të gjithë politikanët që ishin përfshirë me faljen. Ligji mundëson për të gjithë personat tjerë të parashtrojnë, ashtu siç deklaruan më parë, se janë të gatshëm të parashtrojnë kërkesë”, tha presidenti i Maqedonisë, raporton Alsat M.

Ende, ashtu siç tha Ivanov, i pret kërkesat e tyre. Pasi ligji ka afate, dhe pres nga të gjithë ata të cilët nuk janë politikanë, e janë pjesë e asaj liste sipas afateve, të parashtrojnë kërkesë dhe t’u mundësohet ajo që do ta kërkojnë”, tha Ivanov.

The post Ivanov: Për faljet do veprojë sipas ligjit e Kushtetutës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img