29,03,2024

Ivanov: Jam duke u konsultuar për tërheqjen e vendimit për falje

Must Read
Gjorge Ivanov

Kjo gjë thelloi krizën politike në Maqedoni dhe nxiti protestat kundër pushtetit.

Sot, Ivanov, përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se është duke u konsultuar me ekspert juridik për të parë se a ka pasur bazë ligjore për të ndërmarr vendimin e faljes.

Ai thotë se deri më tani nuk është gjetur asnjë shkelje e Kushtetutës.

“Nga konsultimet e deritanishme të bërë me ekspert juridik të vendit, ju informoj se nuk është gjetur bazë ligjore për tërheqjen e vendimit për abolim. Konsultimet vazhdojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes”, thuhet në njoftimin e Presidencës maqedonase, transmeton lajmi.net.

“Si çdoherë, ashtu edhe në të ardhmen do të veproj ekskluzivisht në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve të Maqedonisë. Në lidhje me protestat deklaroj se askujt nuk I është shkurtuar mundësia që të tregoj pakënaqësinë ose të protestoj në lidhje me çfarëdo qoftë vendimi të cilit do qoftë institucion shtetëror. Por në realizimin e kësaj të drejte bëj thirrje që të mos prishet rendi publik dhe qetësia dhe të mos shkatërrohet prona private dhe shtetërore”, thuhet tutje në njoftim.

Presidenti maqedonas u ka bërë thirrje liderëve politikë që përmes dialogut të gjejnë zgjidhje.

“Maqedonia është ballafaquar me sfida dhe kriza, por çdoherë ka gjetur zgjidhje nëpërmjet dialogut në institucionet  duke u udhëhequr para se gjithash nga interesi i qytetarëve dhe interesi shtetëror”, thuhet në fund të njoftimit./lajmi.net

The post Ivanov: Jam duke u konsultuar për tërheqjen e vendimit për falje appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img