28,03,2024

Itali: Shkatërrohet klani mafioz edhe me shqiptarë

Must Read

 

Operacioni “Lojërat Kriminale” ka nisur në vitin 2013, duke zbuluar pasuri të shumta të grupit.

Skuadrat e Guardia di Finanza në Romë, kanë zhvilluar një sërë hetimesh ndaj personave pjesë të klanit Casale, të cilët kishin kryer investime në Romë dhe në zonat përreth.

Në vitin 2013, në kuadër të këtij operacioni u arrestuan, plot 12 shtetas italianë, si dhe shqiptarët Arben Zogu, Orial Kolaj si dhe Petrit Bardhi, të akuzuar për vepra të shumta penale, si grabitje, vjedhje, transferim të paligjshëm të aseteve, konkurrencë të jashtëligjshme dhe kërcënime të kundërshtarëve, posedim të paligjshëm të armëve, etj.

Pjesë e grupit të organizuar në mënyrë mafioze ishin edhe disa shqiptarë të rrezikshëm, përfshirë edhe boksierin Oriol Kola, kampion në Itali dhe në Evropë për peshat e lehta.

Në fakt, hetimet kanë nisur që në vitin 2006, kur u shkatërrua organizatës mafioze Casale, por më vonë dy prej anëtarëve të bandës, vëllezër riorganizuan një bandë tjetër të njëjtë me të parën, me synim që të ruanin pasuritë.

Banda quhej si e “vëllezërve Magliana”, ku synimi ishte industria fitimprurëse e lojërave të fatit. Në vitin 2015, u lëshuan edhe 9 mandate arresti, midis të cilëve edhe të shqiptarëve Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, të akuzuar gjithashtu edhe për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës ku baza ishte kryeqyteti italian dhe shqiptari Zogu ishte në krye të saj.

Banda kriminale kishin bashkëpunime të shumta edhe me organizata të tjera mafioze në vend.

Gjatë aksionit janë sekuestruar asetet e kompanisë “Iovine Group” si dhe dhjetë shoqërive të saj, salla lojërash fati dhe bilardo; 18 prona, disa prej të cilave janë vila luksoze, të vendosura në Romë dhe në krahinën ku vepronte banda; 12 makina dhe motoçikleta, llogari bankare, post are, etj.

The post Itali: Shkatërrohet klani mafioz edhe me shqiptarë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img