Uncategorized

Ish-ministri britanik, kundër dhënies së miliardave për Shqipërinë dhe Turqinë


Publikuar më:


Edi-Rama -David-Cameron

Shpenzimet janë për luftën kundër korrupsionit, për të forcuar mbikqyrjen e buxhetit dhe barazinë gjinore.

Shpallja e shumës vjen vetëm 24 orë pasi Sekretarja e Punëve të Brendshme, Theresa May, e cila mbështet qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE, u deklarua kundër zgjerimit të Unionit.

Ish –ministri Iain Duncan Smith u hodh në sulm mbrëmjen e kaluar, duke thënë: “Duket sikur politika e qeverisë britanike mbi Shqipërinë dhe Turqinë është në një rrëmujë të plotë” Kryeministri thotë se ai e mbështet anëtarësimin e këtyre dy vendeve, ndërsa Sekretarja e Punëve të Brendshme tha qartazi se do të ishte e rrezikshme që këto vende të anëtarësoheshin. Kryeministri duhet t’i japë fund këtij konfuzioni dhe të bëjë të qartë nëse ai ka ndryshuar mendje. Nëse po, ai duhet të ndalojë dërgimin e parave të taksapaguesve britanikë këtyre vendeve”.

BE-ja u e miratoi paketën e “ndihmës para anëtarësimit” për të paguar të holla për vendet kandidate potenciale në vitin 2014. Në atë kohë, Britania e Madhe votoi kundër planit, por ai u miratua nga shtetet e tjera anëtare të BE.

Paratë do të shkojnë për vende të tilla si Shqipëria, Bosnja, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Maqedonia, për të përafruar legjislacionin e tyre me standardet e BE. Komisioni tha se kjo skemë “krijon stimuj për anëtarët e ardhshëm të BE-së”.

Një skemë e tillë për Turqinë, në fillim të këtij viti, mbulonte “integrimin gjinor” dhe trajtimin e diskriminimit në këtë vend, që njihet për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Mbështetësit e daljes së Britanisë së Madhe nga BE thonë se kontributi i Mbretërisë është i barabartë me 169.5 milionë stërlina në vit – sa gjysma e shumës së fondit të barnave kundër kancerit që përfiton NHS,  sa për të paguar ndihmën për 157 400 fëmijë në nevojë apo sa trefishi i fondit të mirëmbajtjes së rrugëve, shkruan lapsi.al.

Deputetja laburiste Gisela Stuart, që mbështet daljen nga BE, tha: “NHS tashmë është duke luftuar për të përballuar me mungesën e fondeve dhe një kërkesë të madhe. Në vend që të dërgojmë paratë tona jashtë vendit për shtetet që duan të bashkohen me BE, unë besoj se ne duhet paratatë tona t’i shpenzojmë për prioritetet tona këtu në Britaninë e Madhe”.

Ndërsa deputeti Damian Green, i cili është pro qëndrimit në BE, u shpreh: “Zgjerimi i mëtejshëm i BE –së nuk është në tavolinë dhe kjo nuk është në fletën e votimit në këtë referendum. Asnjë vend nuk do t’i bashkohet BE –së së shpejti dhe në qoftë se kjo ndodh, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka të drejtën e vetos mbi anëtarësimin e çdo vendi të ri”, raportin The Sun.

Shqipëria është këto ditë në qendër të debatit në Britaninë e Madhe edhe për shkak të deklaratave të Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove, i cili tha se pas daljes nga BE, Britania mund të ndjekë modelin e Shqipërisë.

Por kundërshtarët e zgjerimit të BE -së me Shqipërinë, Turqinë apo vende të tjera të Ballkanit, po shtohen në Britaninë e Madhe. Dhe ky trend vjen në një kohë kur qeveria shqiptare ka për këshilltar kryesor një britanik, ish -kryeministrin Tony Blair. / lajmi.net.

The post Ish-ministri britanik, kundër dhënies së miliardave për Shqipërinë dhe Turqinë appeared first on Lajminet.

Comments
To Top