27,04,2024

Insektet e gjarpërinjtë vërshojnë Tetovën

Must Read

 

Të gjitha komunat e tjera kanë përfunduar spërkatjet e nevojshme me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjeve të ndryshme.

Komuna e Tetovës madje nuk ka hapur ende as ofertat e aplikuesve në tender. Përgjegjësi për dezinsektimin e sipërfaqes së qytetit pranon se vonesë ka, por shpreson se së shpejti edhe ky problem do të tejkalohet.

“Ndoshta është pak vonë mirëpo unë as që e di para nisjes së temperaturave të mëdha atëherë behet deratizmi dhe dezinfektimi, unë mendoj se ende ka kohë po ndoshta një dy javë përpara është dashur të bëhet”, tha Hisen Demiri, përgjegjës i sektorit për rrugë dhe tokë ndërtimore.

Nga ana tjetër, për pasojë të mos hedhjes së pluhurit kundër insekteve dhe zvarranikëve, në disa vende në brendi të qytetit janë shfaqur insekte të ndryshme, ndërsa nuk kanë munguar edhe gjarpërinjtë që shumë herë kanë përfunduar nëpër shtëpitë apo makinat e banorëve të Tetovës./AlsatM

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img