25,04,2024

Hetimi për foton e Edi Ramës, Prokurori: Asnjë në stafin e Obamës nuk është në hetim

Must Read

Prokurori i çështjes që lidhet me foton Obama-Rama, deklaron se as kryeministri Rama, as ndonjë zyrtar i stafit të presidentit Obama nuk është i përfshirë në hetimet që po kryhen në SHBA.

Në deklaratën e tij thuhet se askush në komitetin e përbashkët për mbledhjen e fondeve nuk është i akuzuar për ndonjë shkelje dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht në hetimin që çoi në pranimin e fajit nga taksisti.

“Klienti im ka pranuar fajësinë në gjyq të hapur dhe nuk është një dëshmitar bashkëpunëtor i qeverisë“, tha Alan Abramson, avokat i Shehut, taksistit të akuzuar për donacionin 80 mijë dollarë të marrë nga jashtë.

Kjo çështje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kthye në objekt debatesh në Shqipëri, ku opozita akuzonte kryeministrin Rama se kishte financuar në mënyrë të jashtëligjshme në fushatën e Obamës në shkëmbim të kësaj fotoje.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img