13,07,2025

Hapet ekspozita me temë: “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”

Must Read

Këtë të enjte në oborrin e bibliotekës së qytetit “Sadik Tafarshiku”, është bërë hapja e ekspozitës me temë: “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar ”,e organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, njësia për  trashëgimi dhe muze, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Hapjen e kësaj ekspozite e bëri drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, e cila foli për rëndësinë e kësaj ekspozite.

Me një fjalë rasti të pranishmëve për këtë ekspozitë i është drejtuar edhe Ilir Bytyqi, nga muzeu i qytetit.

Ndërsa për nesër është planifikuar të bëhet hapja e ekspozitës kolektive e artit pamor nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”, duke filluar nga ora 18:00 në galerinë e arteve në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img