16,04,2024

Ferizaj, mundësi për zhvillimin e turizmit rajonal

Must Read

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi, bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, në mesin edhe të komunave tjera nga gjithë gjeografia shqiptare, po marrin pjesë në punimet që po zhvillohen në Tiranë në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, me temën “Forumi Ekonomik dhe Turizmi Rajonal: Mundësi për të rinjtë e Rajonit”.

Në këtë mbledhje të kryesuar nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Komuna e Ferizajt paraqiti potencialin ekonomik- turistik në dobi të rritjes së investimeve dhe rrjedhimisht rritjes së mirëqenies së qytetarëve, çka bën Ferizajn një mundësi për zhvillim si qendër rajonale të turizmit dhe dinamikës së shtuar të zhvillimit ekonomik.

Nënkryetari Gavazi në fjalën e tij në këtë takim shprehu gatishmërinë e Komunës së Ferizajt për të dhënë kontribut në nisma të tilla rajonale.

“Edhe sot, kur po diskutojmë mbi një temë tejet të rëndësishme, siç është zhvillimi ekonomik, promovimi i turizmit dhe mundësitë e punësimit, më lejoni t’ju vë në dijeni se Komuna që përfaqësoj, paraqet komunën e dytë më të zhvilluar ekonomikisht në Republikën e Kosovës dhe njëkohësisht edhe ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në nivel republikan. Kjo e gjitha falë shpirtit ndërmarrës të ferizajasve, që ndonëse qytet më i riu në themelim në Kosovë, kthyen Ferizajn me punë e djersë, pasion e përkushtim të madh, në qendër rajonale të zhvillimit ekonomik.Po kaq, janë edhe pasuritë tona natyrore, turizmi që fare lehtë mund të shndërrohet në mirëqenie të mijëra familjeve në zonat rurale të Ferizajt. Për këtë, ne kemi punuar e do të punojmë vazhdueshëm, për aq sa takon kompetenca jonë, të bëjmë më të mirën, duke ofruar lehtësira të shumta nga ana institucionale në përkrahje të biznesit të ri” tha mes tjerash nënkryetari Gavazi.

Në këtë forum përveç Komunës së Ferizajt, morën pjesë kryetarët e komunave apo përfaqësuesit e tyre nga Prishtina, Tetova, Prizreni, Peja, Gjakova, Presheva, Çairi (Shkup), Gostivari, Ulqini, Tuzi, Gjirokastra, Bujanoci, kryesuar nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ishte në kërkim nga policia, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e hënë në Ferizaj, i njëjti ishte në kërkim nga policia. L.Q ishte i kërkuar me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img