28,03,2024

Nisi ndërtimi i Sallës së Sportit në Fshat të Vjetër

Must Read

Nxënësit dhe komuniteti i Fshatit të Vjetër i janë gëzuar sot  nisjes së projektit  të ndërtimit të  Palestrës sportive në oborrin e shkollës , i cili  padyshim do ta ketë ndikimin  në mbarëvajtjen e procesit mësimor nga edukimi shëndetësor por dhe zhvillimin e shumë aktiviteteve që lidhen me sportin shkollorë. Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Agim Aliu  i ka uruar nxënësit dhe stafin mësimor  për këtë projekt duke thënë se  me këtë po e përmbushë edhe një zotim  karshi komunitetit të këtij  fshati. Madje  e ka thënë se do të vazhdohet me këso  që kanë rëndësinë e zhvillimit e sportit dhe nxitjen e të rinjve të merren me këtë veprimtari.

“Do të ishte e pamundur  që vetëm të bënim nxitjen dhe vetëm të kishim dëshirën, vullnetin  dhe pasionin e nxënësve, të rinjëve dhe të rejave  të këtij lokaliteti po edhe të Ferizajt, sikur të mos investonim në  infrastrukturë.  Prandaj i gjithë fokusi im  edhe gjatë këtyre viteve  ka qenë se sit ë investohet  më shumë  në kapacitetet sportive, respektivisht në infrastrukturën sportive. Dhe ja që tashmë disa kemi nisur dhe në disa jemi në përfundim e sipër. Sot po nisim një objekt të ri me infrastrukturë  sportive. E poashtu shumë shpejt po besojë  që do të nisim edhe një tjetër, në shkollën “Ganimete Tërbeshi”. Pra kjo tregon gjithë vullnetin tonë por edhe vizionin tonë  këta të rijnë dhe këtë potencial të jashtëzakonshëm  që kemi ne si Kosovë , e që shpesh ne në kuptimin retorik e themi se janë e ardhmja  mendojë se nuk duhet të lejojmë që të mbetet në këtë nivel.  Ne duhet të bëjmë që të kemi  të ardhmen . Besojë që me projekte të tilla është dëshmi se ne mendojmë për të ardhmen. Ne nuk do të ndalemi që pikërisht të kemi të qartë rrugëtimin  dhe drejtimin  se çfarë të ardhme të ndërtojmë dhe e ardhmja është duke investuar në kapacitetet  e tilla, në infrastrukturë  të tillë, në salla të tilla  në mënyrë që nxënësit tanë, të rejat, të rinjtë tanë  të kenë sa më shumë aktivitete  sportive.  Ne në fokus kemi pasur familjen , Një familje e shëndoshë mund të jetë  kur ka fëmijë të shëndoshë. Kur fëmijët e tyre janë pjesë e aktiviteteve  kulturore dhe  sportive dhe duke qenë kështu janë larg dukurive  devijante. Pra ne në fakt me këtë investim dhe këto investime po bëjmë një luftë kundër dukurive  devijante  dhe ne nuk do ta ndalim  këtë luftë kundër dukurive devijante  duke investuar sa më  shumë  në kapacitete të tilla edhe me investime të tjera që i kemi bërë  edhe në kuadër të sportit shkollor por edhe në qytet  dhe në fshatra” ka thënë kryetari Agim Aliu.

Në anën tjetër Drejtorja e shkollës Andolina Sylejmani  e ka falënderuar komunën  për këtë projekt duke thënë se ky projekt e avancon procesin mësimorë.

“Është  një projekt shumë i qëlluar, të cilin moti e presim. Duke e ditur se Edukata Fizike mësohet që nga klasa e parë dhe i kushtohet një rëndësi mjaft e madhe edukimit shëndetësor  atëherë kjo sallë është shumë e mirëpritur për ne.  Falënderojmë kryetarin e komunës, Agim Aliu,  për punën që po e bënë dhe presim që  projekti ynë i radhës të jetë shkolla jonë e re e cila siç shihet është e ndërtuar që nga themeli nga komuniteti i dy fshatrave” ka thënë Andolina Sylejmani.

Ky projekt është  trevjeçarë dhe do të përfshi tërë infrastrukturën për zhvillimin e aktiviteteve  sportive.

Këtë projekt e ka përshëndetur edhe Faruk Beqiri, përfaqësues i fshatit , i cili ka thënë se me këtë projekt po u ofrohet mundësi  që fëmijët të merren me aktivitete sportive dhe të mos mbeten rrugëve.   

Ndërsa Drejtori i Arsimit në Ferizaj  është shprehur se është një nga projektet e shumta që po realizohen dhe  do të jetë një sallë  me një kapacitet të mjaftueshëm për këtë komunitet.

“Është një sallë e cila do të jetë  me një kapacitet prej 240 ulëseve, me një hapësirë mbi 1300 metra katrorë  e cila parashihet të përfundoj Brenda projektit të paraparë. Tashmë kemi të planifikuar në buxhetin komunal  dhe besojmë që brenda afateve kohore  do të arrijmë të finalizojmë  dhe këta nxënës sa më shpejtë ta shfrytëzojnë  këtë sallë për të mirën e tyre  dhe të komunitetit në përgjithësi” ka thënë Afrim Llabjani.

Këtë projekt sportive krahas nxënësve të Fshatit të Vjetër do të shfrytëzojnë edhe  nxënësit e fshatit  Sojevë. Mësohet se projekte të kësaj natyre do të nisin  edhe në disa lokalitete.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img