23,04,2024

Gruevski, diktatori i vocërr me rrogë 1.430 euro e kursime 9.880 euro në muaj

Must Read
Nikola Gruevski

Zëdhënësi i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Petre Shilegov, duke paraqitur dokumente që provojnë pohimet e mësipërme, sot para gazetarëve i bëri edhe disa pyetje:

“Çfarë është ajo që, mes tjerash, dëshiron ta fshehë Nikolla Gruevski?, Pse aktivistë partiakë dhe donatorë të VMRO-DPMNE-së janë anëtarë të Komisionit Kundër Korrupsionit?, Cilat janë arsyet për fshehjen e fletëve anketuese të Nikolla Gruevskit të viteve 2014 dhe 2015?”, pyeti Shilegov.

Gruevski me syzat per te cilat thuhej se kushtojne 60.000 dollare

Ai para gazetarëve shpalosi dokumentet që provojnë se Gruevski brenda vitit 2015 është pasuruar për 118.629 euro.

“Ja Fletët e fshehura të Nikolla Gruevskit për vitin 2014 dhe 2015. Gruevski i falur ka kursyer nga 10.000 euro për çdo muaj! Ose, për një vit Nikolla Gruevski zyrtarisht është bërë më i pasuruar për 118.629 euro. Gruevski i ka rritur edhe kursimet në dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe sterlina britanik në llogaritë e tij devizore, por më së shumti i ka rritur shumat në denarë dhe euro. Ka paraqitur të hyra në bankë në vlerë prej 300.000 por edhe nga 3.000.000 denarë. Është interesante që për këto të hyra të mëdha nga 2.000.000 – 3.000.000 denarë në vitin 2015, Gruevski në fletën anketuese arsyetohet se i ka në periudhën 2005-2012. Por, nëse është kështu, përse nuk i ka paraqitur në fletën anketuese të vitit 2014? Neto rroga e Gruevskit është 88.139 denarë. Që Gruevski nuk është mbështetur në rrogën e tij, tregon edhe kolona për bazën e posedimit. Këtu, siç është theksuar, Nikola Gruevski ose nuk ka paraqitur të dhëna, ose ka thënë se i ka përfituar paratë në ndonjë mënyrë tjetër. Nikola Gruevski nuk i është përgjigjur Komisionit për parandalimin e korrupsionit, por patjetër do t’u japë përgjigje qytetarëve”, tha Shilegov.

Petre Shilegov, zedhenes i LSDM-se

Petre Silegov

 

Cila është ajo mënyrë në të cilën Gruevski bën profit prej 118.629 euro për vetëm një vit, ndërkohë që 500.000 njerëz në Maqedoni po gufaten në varfëri?, pyet opozita maqedonase.

“Qytetarët e dëgjuan Të Vërtetën për Maqedoninë dhe për of-shor relacionet e Gruevskit me vendet parajsore, për tenderët dhe provizionet milionëshe, për parcelat në Vodno. Kjo është edhe një arsye shtesë pse Gruevskit i nevojiten abolicionet e Gjorge Ivanovit. Atij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Abolicioni duhet tërësisht të shfuqizohet dhe të gjithë që kanë bërë keqpërdorime në dëm të qytetarëve do të përgjigjen. Nuk ka shpëtim për Gruevskiin e falur dhe shoqërinë e tij”, porositi zëdhënësi i LSDM-së.

Nikola Gruevski

The post Gruevski, diktatori i vocërr me rrogë 1.430 euro e kursime 9.880 euro në muaj appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img