Uncategorized

Gruaja e Shukri Xhelilit: Vajzën e njoh, ajo është viktimë


Publikuar më:


Megjithëse, sipas gruas së ish­kryebashkiakut të arrestuar tashmë, e reja është përdorur në të gjithë këtë çështje. “Një gjë do t’i them vajzës dhe familjes së saj: Ajo është viktimë në këtë ngjarje, është përdorur për qëllime të tjera.

Pas saj fshihet një dorë më e fortë”, është shprehet bashkëshortja e Shukri Xhelilit. Ajo këmbëngul se ndaj të shoqit është thurur një komplet, i cili dëmtoi jo vetëm atë, por edhe Bashkinë e Dibrës. “E di që është një dorë pas gjithë kësaj historie, por ia lëmë drejtësisë që të hetojë dhe ta zbulojë”, deklaroi Tefta Xhelili në prononcimet e djeshme në disa media. Në asnjë rast ajo nuk ka shprehur dobësi përballë lënies së bashkëshortit të saj.“Ne kemi 32 vite të martuar.

Kemi dy djem, jemi gjyshër.Marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Familja jonë nuk ka qenë kurrë

problematike. Unë u hutova kur kam parë videon, nuk kisha asnjë dijeni se ekzistonte ose do të publikohej. Por, si bashkëshorte e përkushtuar ndaj një bashkëshorti të përkushtuar, kam mbajtur afër familjen time. Pranë kemi pasur dhe miq e të afërm që na kanë mbështetur për të kaluar këtë situatë”, tregoi nëna e dy fëmijëve të rritur.

Sot ajo merret me biznesin privat të familjes, pasi siç tregon, i shoqi e la menaxhimin që prej momentin kur shpalli kandidaturën dhe fitoi

për të drejtuar Bashkinë e Dibrës. “Asnjëherë nuk e kam menduar divorcin. Ai është një njeri i mrekullueshëm, punëtor dhe korrekt. Një gjysh i përkushtuar”, thekson sërish bashkëshortja e Shukri Xhelilit.

Edhe pse gjatë gjithë kohës gruaja e ka mbështetur të shoqin, duke ia falur edhe veprimet e kryera me një vajzë 20­ vjeçare, nga ana tjetër ajo thotë se me anë të videos u godit edhe familja, veç personit.

“Në këtë rast është cenuar privatësia. Kjo nuk duhej të ndodhte”, deklaron ajo. Tefta Xhelili është e vetmja nga familja që ka folur pas video­skandalit. Vetë kryetari i Bashkisë, i cili u shkarkua një ditë pas shfaqjes së videos, deklaroi shkurt se ndaj tij ishte organizuar një kurth i ulët. “I gjithë opinioni e ka kuptuar qartë se videoja është një inskenim i turpshëm, për të ulur imazhin tim.

Ajo është realizuar nga kundërshtarët e mi”, u shpreh Shukri Xhelili, me të njëjtat fjali që u mbrojt edhe në prokurori, kur u mor në pyetje për herë të parë. Të njëjtën dëshmi mësohet se ka dhënë edhe dje pas arrestimit, duke u shprehur kundër masës ekstreme të prangosjes së tij.

The post Gruaja e Shukri Xhelilit: Vajzën e njoh, ajo është viktimë appeared first on Lajminet.

Comments
To Top