Uncategorized

“Greqia më dha para, Shqipëria më varfëroi”


Publikuar më:


tij për në shtetin grek duke ndërtuar atje mundësitë e punësimit dhe sigurimit të të ardhurave. Ndërkaq në një ide të mirëmenduar edhe me vëllain e tij, ai arriti që në pak kohë të lidhte një kontratë me një shtetas grek duke i marrë me qira tokën dhe duke kultivuar në të duhanin, kulurës që nuk arriti dot t’ia merrte fitimet në Shqipëri. “Unë kam 22 vite që jetoj në Selanik. Fillimisht kur kam shkuar vështirësitë kanë qenë të mëdha si edhe për çdo emigrant tjetër që e ka përshkruar këtë rrugë dhe që e di mirë se çdo të thotë. Zona e Selanikut ka qenë përherë e njohur për kulturat e saj bujqësore, të cilat kanë qenë goxha frytëdhënëse. Mbi të gjitha duhani ka pasur një zhvillim të gjerë në zonë.

Bashkë me tim vëlla kemi punuar në këtë kulturë dhe vazhdojmë të punojmë edhe sot. Ndaj edhe duke parë ecurinë e këtij produkti në Greqi e solla edhe në fshatin tim me idenë për të patur të ardhura në këtë vend ku toka dhe klima janë shumë të favorshme. Mirëpo, të papriturat ishin jo të mira për ne. Kështu, duke parë që në Seferan malli herë merrej dhe herë mbetej stok duke shënuar dëme të mëdha ekonomike për ne, bashkë me vëllain me pak sakrifica kemi lidhur një kontratë me një pronar grek për të shfrytëzuar tokën e tij në Selanik duke mbjellë kulturën e duhanit atje, sepse zhvillimi dhe përfitimet ishin shumë më të mëdha se këtu”, thotë Xhemali. Ndërkaq, prej 4 vitesh duket se ka patur të ardhura të mira dhe pozitive për të dy vëllezërit nga Seferani duke i ndihmuar ata në mënyrë që të mund të shlyejnë borxhet e mara në Shqipëri.

“Të ardhurat e para për ne ishin të përllogaritura që të do të shkonin për të shlyer atob para të marra borxh paraprakisht për investime. Ndërkaq, në ato toka ne kemi të mbjella reth 14 dynym me duhan. Fillimisht e kemi marrë kilogramin e këtij produkti me një çmim prej 3.80€. Dhe po në këtë vend ne mbjellim farën katerinë, që është gati e njëjta që kultivohet edhe në Belsh. Por, në zonë vështirësitë janë shumë të mëdha. Ne tentuam të riktheheshim një herë me idenë se do ecnim dhe do të mund të punonim në vendin tonë, por nuk pati rezultat. E kam lënë duhanin këtu të kalbet, sepse nuk më jep rezultat”, tregon me keqardhje Xhemali. Ndër të tjera ai vijon të na tregojë sesi firmat grumbulluese të Selanikut kanë të lidhura kontratat me fermerët, nga të cilat respektohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet e palëve. “Kompanitë e grumbullimit janë me kontrata. Ato kanë saktësi dhe cilësi në lidhje me çdo gjë. Kur vjen koha e prodhimit janë të gjitha në momentin e duhur te fermeri. Dhe nëse ndodh të ketë vonesa, kompania paguan detyrimet në dëmet e shkaktuara. Duhani vilet gjithsej rreth tre herë. Të jep pak sasi, por më shumë cilësi. Vitin e kaluar kishim 14 dynym të mbjella dhe çdo dynym ka dhënë rreth 208 kilogram duhan. Në përllogaritje fitimi shkoi në rreth 14 mijë euro. Këtu kisha 5 dynym duhan të mbjella. Erdha ti shihja, si shkonte prodhimi dhe më tej ti shisja, por asnjë rezultat. Ashtu siç edhe shumë të afërm dhe bashkëfshatarë të mitë nuk kanë arritur dot të shesin produktin e tyre për të cilin kanë punuar prej vitesh. Kjo është më shumë se e padrejtë. Ne sigurojmë jetën me anë të kësaj kulture dhe nga instancat shtetëorë nuk kemi asnjë lloj mbështetje. Prandaj shumica e njerëzve janë larguar, aq sa një ditë kjo zonë do të mbetet bosh”, tregon fermeri nga Seferani.

Solla makineritë për investime, sot po i shes për skrap

Përpjeket e mëdha për të investuar në Shqipëri e bënë Xhemalin që hap pas hapi të ndërmerte nisma edhe të kushtueshme duke u munduar të gjente një zgjidhje për të zhvilluar bujqësinë në vendin e tij. “Solla makineritë nga Greqia për të punuar në Shqipëri. Ato janë më së tepërmi për procesin e vaditjes në mënyrë që në ditët e nxehta ti mbijetojmë thatësirës. Unë i mar nga Greqia dhe i riparoj. Mora dhe motorr nafte që më kushtoi 1000€, po nuk kam leverdi. Sepse i bie vetëm të punoj për blegtorinë sepse bujqësia nuk ecën, por kjo nuk ështe e leverdishme. Kam tre djem, këtu nuk ka të ardhme. Fëmijët rrinë nëpër rrugë. Nuk di çtë bëj me tokat që kam këtu. Vij përherë dhe i shoh. Punon ende gruaja dhe fëmijët sepse nuk jemi të gjithë të rregulluar me letra”, përfundon Xhemali. Vlersimet e Duhanit Një prej ankesave kryesore të fermerëve të Belshit ka qenë edhe mënyra e vlersimit të duhanit. Sipas tyre kompania e grumbullimit nuk i bazohej standardit kryesor të vlersimit sipas ligjit shqiptar. “Standarti shtetëror i vlersimit të duhanit me nr 86/92 dt 16. 11.2000 e vë në pozita pune firmën dhe fermerët. Ka 4 lloje vlersimesh të duhanit që parashikohen në ligjin shqiptar. Ai thotë në thelb që duhani duhet testuar me 4 klasë. Kompania nuk e ka zbatuar asnjëherë në këto 25 vite. Ajo ka vendosur tabela çmimi gjatë grumbullimit dhe reklamimit me 34 vlersime, të cilat janë të pakuptueshme për fermerin. Me tabela reklamon çmimet që janë për fabrikë ku vendos dhe lloje klasifikimesh. Me këtë ai shpreh edhe vlerën e lekut. Fermeri ku të bazohet? Është shumë e paqartë. Një hile e plotë. Standardi shqiptar thotë që ka 4 vlersime. Ligji është ligj. Ne e njoftonim agjencinë. Por, askush nuk merte përsipër të përgjigjej. Ata kanë ardhur dhe nuk kanë marrë asnjë lloj mase, ndaj shumë fermerë janë larguar nga vendi për këtë arsye”, thotë Emini anëtar i shoqatës së fermerëve./shekulli

The post “Greqia më dha para, Shqipëria më varfëroi” appeared first on Lajminet.

Comments
To Top