20,04,2024

Grabitja në Rinas, Gjykata vendos nesër për 5 të arrestuarit

Must Read
Grabitja në Rinas

Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe do të kërkojë në gjykatë masën e arrestit më burg për të ndaluarit.

Të ndaluarit janë:

Arben Karafili, Shef i stacionit të Kompanisë ICTS, përgjegjëse për sigurinë në pistë, sipas akuzës, nuk ka marrë masat për parandalimin e ngjarjeve të tilla edhe pse ka qenë i informuar për riskun që paraqitej në portën ku hynë grabitësit.

Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj agjentë të sigurisë, punonjës të ICTS kanë patur detyrë të patrullojnë perimetrin ku ndodhi grabitja.

Vangjel Nikolla, Drejtor i Shërbimeve Aeroportuale në Rinas nuk ka bërë kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marrë përsipër sipas kontratës, të nënshkruar me firmën nënkontraktore “ICST Albania”.

Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare në kompaninë “Nazeri 200” ka marrë fugonin e blinduar ku ishin paratë pa shoferin.

Gjithashtu ky person, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke i dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave.

Për këtë ngjarje, megjithëse janë angazhuar forca të shumta policie, ende nuk janë kapur grabitësit.

The post Grabitja në Rinas, Gjykata vendos nesër për 5 të arrestuarit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img