26,04,2024

Gjermania: Harrojeni hapjen e negociatave, mund t’iu heqim edhe statusin

Must Read
Gunther Krichbaum

Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në “Bundestag” tha se, “ne vërtet ju kemi mbështetur, por nuk do të qëndrojmë gjithmonë pas shpinës tuaj. Tashmë do të na keni edhe përballë”.

“Durimi ynë nuk është i pafund. Ne nga ana jonë, Qeveria federale, Bundestagu ju mbështesim në të gjitha çështjet dhe në këtë kuadër ju keni marrë statusin e vendit kandidat, por nëqoftëse ne, në fund të ditës na krijohet përshtypja që kjo reformë nuk është e dëshiruar, që lufta ndaj korrupsionit nuk funksionon ashtu siç duhet, atëherë edhe ne në fund të ditës të marrim vendimin që t’ju heqim statusin e vendit kandidat”, thotë Gunther Krichbaum.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=IUnNpWx1rpo?feature=oembed&w=640&h=360]

Për Gjermaninë, 21 korriku është dita vendimtare dhe palët e përfshira në këtë proces duhet të jenë të tregojnë përgjegjësi.

“Data 21 korrik është një datë vendimtare përsa i përket kësaj çështje sepse duhet marrë një vendim. Ajo që duhet të shmangim ne është që në fund fare Bashkimi Europian dhe natyrisht që opozita dhe qeveria duhet të ecin në të njëjtën udhë dhe të gjejnë një kompromis. Mendoj që të gjitha palët e përfshira të jenë të ndërgjegjshme për përgjegjësine që kanë në këtë rast”, thuhet në deklaratë.

The post Gjermania: Harrojeni hapjen e negociatave, mund t’iu heqim edhe statusin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img