23,04,2024

Fshati i Vjetër dhe Gaçka u bënë me zyra të vendit

Must Read

Të mërkurën është bërë përurimi i dy zyrave të gjendjes civile në Fshatin e Vjetër dhe në fshatin Gaçkë.

Për të parë nga afër punimet që janë realizuar në këto dy projekte madhore për këto dy fshatra ishte kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtoret e tij, por edhe deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Milaizm Haliti.
Me këtë rast kryetari Svarqa, tha se me këto investime po ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe cilësinë e shërbimeve në këto lokalitete.

“Këto zyra të gjendjes civile do të shërbejnë për të gjithë qytetarët që lidhen me punë dhe me detyra personale me regjistrime, nxjerrjen e certifikatave të ndryshme, me kurorëzime si gjallëri e jetës. Në një mënyrë në bazë të parave të taksapagueseve investimet po ja kthejmë të njëjtëve sepse kushtet në të cilat kanë punuar në këto dy lokalitete kanë qenë objekte shumë të vjetra dhe në kushte të vështira. Ne po realizojmë synimin tonë dhe po bëjmë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe përmirësimin e shërbimeve që kemi synim dhe obligim qytetarë”, është shprehur i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Nga ana tjetër Shaban Aliu dhe Ismet Ajvazi, zyrtarë të gjendjes civile në këto dy fshatra thanë se kushtet e punës tash e tutje janë shumë të mira. Për shkak që sipas tyre objektet e mëparshme kanë qenë shumë të vjetra dhe nuk ka mundur që të kryejnë as shërbimet të mjaftueshme për qytetarë.

U bë e ditur se Komuna e Ferizajt, se vitin e ardhshëm planifikohet që me zyra të gjendjes civile do të bëhen edhe fshatrat Nerodime, Softaj, Dardani dhe fshati Greme në mënyrë të vetme që të kenë objekte funksionale. U tha se ndërtimi i këtyre dy zyrave të vendit në Fshatin e Vjetër dhe në Gaçkë ka kushtuar mbi 60 mijë euro mjete këto të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.

13517448_1200294913338663_3150741459002160085_o 13517647_1200294953338659_8471536010081372098_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img