13,10,2024

Suksese të vazhdueshme në mirëqenien sociale dhe shëndetësinë ferizajase

Must Read

 

Edhe katër shtëpi të reja pritet të ndërtohen për familjet me nevojë në Komunën e Ferizajt.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Ferizaj,dr. Burim Karameta, duke elaboruar punën e tij gjashtë mujore. Ai tha se ndërtimi i këtyre shtëpive do të bëhet nga bizneset ferizajase.

“Vlen të theksohet se ne jemi përfitues edhe të katër shtëpive për raste sociale nga bizneset ferizajase, konkretisht nga një kompani e cila shquhet për këto punë dhe së shpejti do të përfundojnë edhe katër shtëpi të veçanta nga shtëpitë e ndërtuara deri me tani. Ndërsa për festën e Bajramit të gjitha shtëpitë e filluar vitin e kaluar do të përfundojnë dhe do ti gëzojnë familjet tyre. Po ashtu ne ditëve të fundit jemi duke përpiluar edhe listat për ndihma për familjet skamnore të komunës sonë, me rastin e festës së Bajramit ”, ka thënë drejtori Karameta.

Drejtori Karameta, ka thënë se sa i përket fushës së mirëqenies sociale në Komunën e Ferizajt, është vlerësuar lartë edhe në konferencën ndërkombëtare të Vjenës, Qendra për Punë Sociale në Ferizaj, qendër kjo është shembull për tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Ne tani kemi nën ombrellë edhe shtëpinë e komunitetit, që merret më strehimin e personave me nevoja te veçanta dhe kemi bërë një vlerësim të rasteve me prioritet. Gjithashtu me Gizin gjerman kemi përpiluar projektin dhe strategjinë afatmesme të nevojave sociale në komunën tonë, ku ne e kemi përfunduar”, tha ai.

Ndërsa sa i përket shëndetësisë ferizajase, drejtori dr. Burim Karameta, ka thënë se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, është furnizuar me aparaturë shëndetësore dhe mjekësorë si dhe është furnizuar edhe me karriga të reja stomatologjike.

“Ne së shpejti në shkollën “Gjon Serreqi” dhe në shkollën “Tefik Canga” do t’i kemi dy ordinanca, ku do të funksionojnë stomatologët tanë, në mënyrë që të jenë sa më afër fëmijëve për menaxhimin e sëmundjeve orale të tyre. Kemi aplikuar edhe ne Ambasadën Japoneze me dy projekte ku kemi, ide mjaft të mirë për projektet që kanë të bëjnë më pajisje mjekësore, gjithashtu dy autoambulanca dhe gjatë muajit korrik do të marrim përgjigje nga ata, ku së paku njëra nga këto projekte edhe do të mbështete”, është shprehur drejtori Karameta.

U bë e ditur se sa i përket shëndetësisë ferizajase tejet lart është vlerësuar edhe simpoziumi shkencor i cili është mbajtur për herë të parë në qytetin e Ferizajt, ku kanë marr pjesë shkencëtarë të fushave përkatëse edhe nga Evropa . Po ashtu u tha se shumë shume shpejt o të bëhet inaugurimi i qendrës së gjashte të mjekësisë familjare në Ferizaj, projekt ky tejet i rëndësishëm për banorët e fshatrave, Dubrave, Zaskokë dhe Pleshinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img