24,04,2024

“Freedom House”, strukturat qeveritare nxitën frustrim popullor! Ja si e shohin analistët politik!

Must Read

news-media-780x439

Raporti i “Freedom House” për vendet në tranzicion ka arritur në përfundimin se Ballkani, që dikur ishte një rajon i cili ngjallte shumë shpresa për reforma në Evropë, ka rënë në nivelin e vitit 2004.

Dilema për këtë rajon është sesi të nxiten reformat dhe njëkohësisht të mbahet gjallë shpresa për integrim në BE.

Sa i përket Kosovës, sipas këtij raporti, shtetndërtimi ka arritur në një rrugë pa krye.

Madje thuhet se strukturat qeveritare, të cilat janë ndërtuar për të ruajtur paqen, janë duke penguar zhvillimin dhe stagnimin politik dhe ekonomik dhe janë duke nxitur frustrimin popullor.

Sipas raportit, megjithëse korniza ligjore e Kushtetutës së Kosovës paraqet garanci të fortë për lirinë e shprehjes dhe të medieve, zbatimi i tyre në praktikë vazhdon të mbetet çështje problematike.

“Ndërhyrjet politike dhe të biznesit, si dhe një financim i qëndrueshëm, vazhdojnë të pengojnë zhvillimin e medies dhe vlerat profesionale të këtij sektori”, thuhet në raport në të cilin analizohen zhvillimet e vitit 2015.

Ndërkohë, “Freedom House” e ka cilësuar Kosovën si regjim gjysmë të konsoliduar autoritar.

Në tabelën prej 1 deri në 7 pikë, ku 1¬shi paraqet nivelin më të lartë të përparimit demokratik dhe 7¬a me të ulëtin, Kosova ka 5.07 pikë krahasuar me 5.14 sa ka pasur në vitin 2015.

Kosova ka vazhduar konsolidimin e saj demokratik me hapa të ngadaltë në vitin 2015, thuhet në një raport të “Freedom House”, në të cilin rëndësi i kushtohet edhe zhvillimit të medies.

Në tabelën prej 1 deri në 7 pikë, ku 1¬shi paraqet nivelin më të lartë të përparimit demokratik dhe 7¬a me të ulëtin, mediet në Kosovë kanë shënuar një përparim të lehtë: nga 5.50 në 5.25 pikë.

Raporti edhe kësaj radhe flet për ndikimin politik në transmetuesin publik, RTK¬në.

“Problemet me Radiotelevizionin e Kosovës, transmetuesin publik, vazhduan edhe në vitin 2015. Në janar kryeministri, Isa Mustafa, u ankua për mbulimin e lajmeve në RTK, duke e quajtur atë si televizion politik, duke iu referuar ndikimit të partnerit të tij të koalicionit, PDK¬së”, thuhet në raport.

“Në Kosovë dhe Bosnjë kemi ende në thelb struktura shtetërore jofunksionale që u ngritën pas luftës në ato vende dhe këto struktura nuk janë zgjidhur. Struktura e dalë nga Dejtoni në Bosnjë dhe në Kosovë ka një hendek mes preferencave të publikut dhe asaj që qeveria do të bëjë me politikat e saj”.

Njohësit e politikave ndërkombëtare në Kosovë kanë vlerësuar si shumë shqetësues raportin e fundit të “Freedom House” për Kosovën.

Profesori i politikave ndërkombëtare, Dashnim Ismajli, i cili para pak ditësh botoi librin “Shtet-ndërtimi dhe demokratizimi në Kosovë”, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se shtetndërtimi në Kosovë ka një gjenezë në pikënisje të ndërlikuar dhe shumë organizata ndërkombëtare dhe institute të ndryshme herë pas here e kategorizojnë shtetin e Kosovës si shtet fragjil (i kontestueshëm) në sajë të mosfunksionimit dhe varshmërisë së elementeve ekzistencial-konstituive të shtetit.

Në anën tjetër edhe profesori nga Shqipëria, Lisen Bashkurti, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet ta marrin shumë seriozisht këtë raport.

“Konkluzioni më i qëlluar, që nevojitet të lexohet mirë në Kosovë, është shmangia e agjendës qeveritare nga agjenda qytetare. Kjo asimetri agjendash ka krijuar shkëputje midis qytetarëve dhe politikës së qeverisë. Shkëputja sjell rritje mosbesimi. Sjell mosadresim të problematikave kryesore ekonomike, sociale, arsimore e shëndetësore të Kosovës”, ka thënë Bashkurti.

Kurse profesori universitar, Blerim Burnjani thotë se vendi ynë është në krizë për lidership e që, sipas tij, duhet të bëhet një klasë e re politike në vend.

“Kjo e thëne kështu në një raport është brengosëse për zhvillimin e institucioneve të shtetit dhe demokracisë në përgjithësi, institucionet e shtetit të udhëhequr nga kjo klasë politike e kanë për obligim të implementojnë vullnetin e qytetarëve për të ndërtuar një demokraci funksionale me rend dhe ligj por jo kështu si është anarkike dhe fitimprurëse për njerëz shterp që merren me politikë për interesa personale e familjare”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img