04,03,2024

Nishani:Veliaj rrugaç, thirrje popullit: Mbroni Parkun

Must Read

nishaniiiiiii1

TIRANË- Presidenti Bujar Nishani ka shkuar sot tek parku i Liqenit aty ku është hapur kantieri për ndërtimin e lojërave për fëmijë. Një projekt ky i kontestuar nga opozita dhe shoqëria civile pasi dëmton parkun, duke hedhur beton.

Nishani pasi ka dëgjuar të rinjtë që protestojnë prej më shumë se një muaji duke ruajtur edhe natën Parkun, ka folur me gjuhë të ashpër, duke dalë pak prej kontureve të tij.

Ai ka inkurajuar që protesta të vazhdojë. Ai ka ftuar qytetarët ti bashkohen kësaj kauze, duke e quajtur vandalizëm atë që po i bëhet Parkut. Sakaq në përgjigje të Erion Veliajt që e quajti pak minuta më parë “mitingash”, Nishani tha se “se është një rrugaç që nuk i njeh institucionet dhe ligjet e shtetit”.

Nishani flet para protestuesve dhe mediave tek parku i Liqenit

“Duhet të mbani gjallë shpresën. U bëj thirrje të gjithëve të për tu solidarizuar me këtë lëvizje që vjen si një reagim kundër vandalizmit.

Është e trishtë si po shkatërrohet Parku i liqenit. E vetmja pasuri publike e qytetarëve. Tu marrësh fëmijëve të Tiranës dhe qytetarëvr Parkun është vandalizëm me të cilin nuk duhet të pajtohet askush. U takon qytetarëve, këtyre djemve dhe vajzave të arsimuar e mendjehapur ti rezistojnë vandalëve.

Kjo lëvizje qytetare shkon përtej kauzës së parkut. Po lind “Lëvizja për emancipim e civilizim”. Beteja me vandalët nuk është e lehtë. Ju inkurajoj të mos lodheni. Lëvizja juaj nuk është politike, nuk është partizane, lëvizja juaj është qytetare e stilit perëndimor”.

Po për akuzat e Veliaj?

Përsa i përket akuzave nuk është hera e parë. Është një sjellje prej rrugaçi, që nuk njeh institucionet e shtetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për falsifikim të parasë në Ferizaj 

Me datën 28.02.2024, rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një lokal,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img