19,04,2024

Isa Mustafa: Jemi përpara vendeve të rajonit sa i përket rritjes ekonomike

Must Read

ISA-MUSTAFA-710x441

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa thekson se Kosova është dukshëm përpara vendeve të rajonit sa i përket rritjes ekonomike. Sipas tij, gjatë vitit 2015 Kosova kishte rritje ekonomike prej 3.6 për qind.

Shënimi i plotë i tij në Facebook:

Rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2015 arriti në 3.6 përqind sipas Bankës Botërore, rritje e konsiderueshme krahasuar me vendet tjera të rajonit.

Është shumë e rëndësishme se rritja ekonomike për vitin 2015 është e nxitur nga investimet, duke lënë në plan të dytë konsumin, që vazhdimisht në vitet e fundit gjeneronte rritjen. Rol tejet të rëndësishëm në rrijen ekonomike kanë pasur edhe Investimet e Huaja Direkte, të cilat për vitin 2015 arritën në 324 milionë euro.

Të gjitha raportet ndërkombëtare, i vlerësojnë lartë ndryshimet e politikave ekonomike dhe i konsiderojnë si faktor kryesor në kthimin e trendit të investimeve, rrjedhimisht edhe të rritjes ekonomike.

Përkundër ambientit të vështirë gjatë vitit 2015, përkushtimi i plotë i Qeverisë për të pasur fokus në zhvillim ekonomik, ka dhënë dhe do të vazhdojë të jap rezultate të fuqishme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img