Uncategorized

Flet Gëzimja: Fqinji donte të më përdhunonte, nuk ia preva organet gjenitale


Publikuar më:


“Ai për të cilin akuzohem se e dhunova, është fqinji im. Nuk kam lidhje me fqinjin, do denoncoj atë që ka shpifur. Fqinji më ka ngacmuar më parë, i thashë të shoqes. Pasi i thashë gruas, erdhi fqinji i dehur më theu xhamat. Jam konfliktuar me fqinjin, por nuk e kam dhunuar”, bën të ditur 33-vjeçarja. Ndër të tjera, ajo ka thënë se “Fotot e mia u publikuan nga ish -bashkëshorti im. Ish- burri nxori fotot, se i kërkova paratë e fëmijëve”.

Ngjarja

Një 49-vjeçar nga Bulqiza ka përfunduar në spital me organet gjenitale të dëmtuara nga një 33-vjeçare që pohohet të ketë qenë e dashura e tij. “Jeta osh Qef” ka publikuar fotot e një gruaje, që thuhet se është autorja e aktit makabër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Gjeologu” të Bulqizës. Shtetasi H.B. ka shkuar në banesën e 33-vjeçares, e cila e ka goditur 49-vjeçarin me mjete prerëse në trup dhe në pjesët intime. Më pas autorja i ka telefonuar gruas së H.B.-së dhe i ka thënë që të shkonte të merrte të shoqin se do ia priste dhe organet gjenitale.

Ndërkaq, i plagosuri ka përfunduar në spitalin e Bulqizës, ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Vetë agresorja është shprehur në lidhje me “incidentin” se fqinjin e saj 49-vjeçar e ka goditur, pasi ai hyri me forcë në banesën e saj dhe tentoi që ta përdhunonte.

Nga ana tjetër, vetë H.B. ka deklaruar në spital se ishte dëmtuar aksidentalisht, pasi ishte prerë me xham. Gruaja që ka plagosur 49-vjeçarin, disa muaj më parë ka dhunuar edhe bashkëshortin e saj, i cili mori urdhër mbrojtjeje dhe më pas u divorcua me të.

The post Flet Gëzimja: Fqinji donte të më përdhunonte, nuk ia preva organet gjenitale appeared first on Lajminet.

Comments
To Top