20,04,2024

Fillon pagesa për dëmet nga vërshimet në Maqedoni

Must Read
Foto nga vershimet ne Maqedoni

Ministri i Financave Kiril Minoski informoi se gjatë ditës i kanë transferuar paratë në llogaritë e veçanta dedikuese në bankat afariste.

“Kjo do të thotë se në terminet e pasdites mjetet do të jenë të disponueshme për qytetarët nga rajonet e vërshuara. Pagesa do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme kohore, në pajtim me të dhënat të cilat do të na arrijnë nga Komisioni për kompensim të dëmeve. Bëhet fjalë për transferim të mjeteve për 2.154 qytetarë”, tha Minoski, shkruan Alsat M.

Qytetarët mund t’i marrin paratë në sportelet e bankave me dokumentet e identifikimit – letërnjoftim ose pasaportë. Çdo familje duhet të marrë kompensim prej 500 eurove, të cilat iu nevojiten për sanim fillestar të dëmeve. Paradhënie do t’u paguhet edhe familjeve të tjera të vërshuara.

Pasi ekipet për vlerësimin e dëmeve do të përfundojnë me punë në shtëpitë, ashtu edhe qytetarët përmes telefonit i paraqesin llogaritë e tyre në bankat afariste në të cilat duhet të transferohen paratë nga dëmshpërblimi i paradhënies. Paraqitja kryhet në katër linja fikse telefonike, por edhe në postën elektronike të Ministrisë së Financave dhe me SMS porosi me emër dhe mbiemër dhe emër të bankës në numrin e celularit 070/271-410.

Pasi ekipet për vlerësim të dëmeve do të përfundojnë tërësisht me punën, do të vijojë pagesa e dëmeve, me ç’rast vlera e dëmshpërblimit me paradhënie do të refuzohet nga tërë shuma.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img