24,04,2024

Fillojnë talljet me ‘autobusët e Mourinhos’, ende pa u emëruar trajner (Foto)

Must Read

Jose-Mourinho

Ende nuk është emëruar trajner i Manchester United, mirëpo tashmë veç kanë filluar shakatë me ‘autobusët e Mourinhos’.

Të shtunën, dy ndeshje ishin programuar të startonin në të njëjtën kohë (Liverpool – Stoke City dhe Tottenham – United), me fillim nga ora 17.00.

Por, për shkak të problemeve që pati në trafik, autobusi i Manchester United u vonua dhe kështu ndeshja filloi gjysmë ore më vonë, përcjell Gazeta Blic.

Të menjëhershme ishin reagimet dhe shakatë në rrjetet sociale, ku tifozët fajësonin ‘autobusin e Mourinhos’ për vonesën.

Kujtojmë se ky term është i njohur për të gjithë adhuruesit e futbollit, për shkak se i referohet lojës defanzive të teknikut portugez.

Mourinho gjatë kohës së tij te Chelsea u akuzua se po ‘parkonte autobusin’, në ndeshjet kur portugezi po tregohej shumë i kujdesshëm në repartin defanziv.

Shikoni disa nga fotot më qesharake në rrjetin social ‘Twitter’ më poshtë. /Gazeta Blic/

mourinho

ManchesterUnitedbusmodel

busMU

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img