17,07,2024

Zbulohen planet e Kombëtares për evropianin ‘Francë 2016’

Must Read

shqip-1-780x439

Data 22 maj do të shënojë fillimin e rrugëtimit të kombëtares shqiptare në Euro 2016. Për të qenë sa më të qetë dhe larg syve të medias dhe tifozëve, stafi teknik i Kombëtares tonë ka vendosur që skuadra të grumbullohet jashtë Shqipërisë.

“Ekipi do të grumbullohet në datë 22, 23 në Austri, ku do qëndrojmë 10 ditë. Do të bëjmë një ndeshje miqësore me Katarin, pastaj do të ndeshemi me Ukrainën më 3 qershor në Bergamo të Italisë”, tregon Alban Bushi.

Pas kësaj miqësoreje që do të jetë dhe e fundit para Euro 2016, kuqezinjtë tanë do të vazhdojnë përgatitjet në Perros-Guirec, aty ku do të jetë dhe qendra e kombëtares tonë në këto eliminatore.

“Në hotel nuk do të qëndrojë askush tjetër, për aq ditë sa aty do të qëndrojë ekipi ynë kombëtar. Është një vend i qetë, hoteli është afër me bregdetin. Fushën e stërvitjes e kemi shumë afër hotelit, pothuajse dy minuta në këmbë”, thotë ai.

Përveç pjesës teknike, një tjetër gjë që ndikon direkt në performancën e futbollistëve në një aktivitet të tillë është edhe ana psikologjike e tyre. Ky detaj, i vogël në dukje, nuk është lënë pas dore as nga stafi teknik i kombëtares tonë.

“Ne do t’ia bëjmë shumë relaksues futbollistëve grumbullimin. Herë pas here familjarët do të marrin pjesë, të cilët do të mund t’i relaksojnë për ndeshjet në vazhdim. Po mendojmë që të marrim edhe një psikolog me vete”, citon Top Channel fjalët e Bushit.

Kualifikimi historik solli dhe shpërblimin e futbollistëve që shkruan historinë me kombëtaren shqiptare. Menaxheri Bushi pohon se drejtuesit e federatës nuk do të kursehen edhe në rast të ndonjë mrekullie në fazën finale të Euro 2016.

“Patjetër që do të ketë premio, po ashtu siç pati edhe në fazën kualifikuese”, thotë menaxheri i kombëtares.

Dy milionë euro pritet të jetë shpërblimi që do të marrin lojtarët në rast të kalimit të grupit, gjë që nuk është e pamundur.

“Katër vendet e treta nga gjashtë grupe kualifikohen direkt. Një trepikësh ne duhet ta marrim sepse i kemi mundësitë dhe kualitetin”, shprehet Bushi.

Sa i përket sondazhit të hapur nga UEFA për sloganin që do të vendoset në autobusin e kombëtares gjatë këtij aktiviteti, menaxheri i përfaqësueses nuk e fsheh pëlqimin e tij.

“Të gjithë lojtarët kanë votuar për këtë sondazh. Vota ime ishte për sloganin ‘Ti Shqipëri më jep nder’”, përfundon Alban Bushi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për përdorim të armës

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën  ‘’Vëllezërit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img