Sport

FFK zbulon agjendën e delegacioneve të FIFA e UEFA


Publikuar më:


fifa-690x380

Federata e Futbollit e Kosovës ka zbuluar agjendën e delegacionit të FIFA-s dhe UEFA-s, të cilët që nga sonte dhe për dy ditë do të vizitojnë vendin tonë.

Delegacioni i përbërë nga Senesh Erzik, kryetar i Komisionit të Asociacioneve të FIFA-s, Peter Gileron, kryetar i Federatës së Futbollit të Zvicrës, zyrtarë të FIFA-s, dhe Costakis Koutsokoumnis nga Qiproja dhe francezi Thiery Franve nga UEFA, do të aterojnë sonte në Prishtinë.

Në bazë të agjendës, krahas takimit me kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, ata do të priten edhe nga ministri i Sportit, Kujtim Shala, kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, shkruan Olle.

Ata do të vizitojnë edje stadiumin e Prishtinës dhe atë “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Agjenda
12 prill – Mbërritja e anëtarëve të delegacionit të FIFA-s dhe UEFA-s. FFK-ja do të organizojë transportin nga aeroporti në hotelin “Swiss Diamond”

13 prill
9.30 – Kryetari Fadil Vokrri e pret në zyrën e tij delegacionin e FIFA-s dhe UEFA-s.
10.30 – Takim me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e sportit, Kujtim Shala.
11:30 – Takim me presidentin e shtetit, Hashim Thaçi.
13:00 – Dreka.
14:30 – Vizitë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
17:00 – Vizitë në stadiumin e qytetit në Prishtinë.
19:30 – Darka.

14 prill
10.00 – Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu pret dhe e informon delegacionin mbi gjendjen e tanishme.
11.30 – Takim i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së me delegacionin e FIFA-s e UEFA-s në hotel.
13.00 – Dreka.
14.00 – Mbyllja e vizitës së delegacionit të FIFA-s e UEFA-s.

Comments
To Top