19,04,2024

Ferizaj i gatshëm të pres bashkatdhetarët

Must Read

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, të martën ka pritur në një takim ministrin e Diasporës, Valon Muratin i cili ishte i shoqëruar edhe nga zv.ministri Sahit Krasniqi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

13524056_1074515795928666_439319582_o

Në këtë takim, temë kyç ishte ofrimi i shërbimeve sa më të mira për bashkatdhetarët tanë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë. Me këtë rast numri një i qytetit të Ferizajt ka shprehur gatishmërinë e tij, që Komuna e Ferizajt për bashkatdhetarët do të ofrojë shërbime shumë cilësore dhe pa pritje të gjata.

“Gjendemi në fillim të muajve ku ne po organizohemi për pritjen e mërgimtarëve, kësaj pjesë të rëndësishme të shoqërisë sonë që është pjesë rrjedhëse e atdheut për të cilin aktivitete ne po përgatitemi edhe përmes Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në koordinim me Ministrinë e Diasporës për të qenë pjesë e një pritjeje të veçantë sipas kontributeve dhe meritave që kanë kjo pjesë e dhimbshme e shoqërisë sonë”, ka thënë kryetari Svarqa ndërsa ka se vetëm nga komuna e Ferizajt janë afër 47 mijë mërgimtarë.

13518048_1074539742592938_883821305_o

“Ju e dini që mërgata jonë është një mërgatë e fuqishme, në veçanti kjo e komunës së Ferizajt, e cila numëron afër 47 mijë mërgimtarë dhe është e rëndësishme jo vetëm për shkak të lidhjeve emocionale që secili prej nesh mund të ketë lidhje direkte përmes lidhjeve me ta, por e rëndësishme edhe nga aspekti i remitencave i përmbushjes së tregut qarkullues monetar, pa të cilin secili prej nesh do të ishte më i varfër sa që është. Edhe tregu i përgjithshëm edhe turistik në komunën e Ferizajt, po edhe të gjitha veprimtaritë tjera biznesore presin me padurim ardhjen e mërgimtarëve, sepse ka një gjallëri të përgjithshme edhe ekonomike, sociale, por edhe kulturore”, është shprehur kryetari Svarqa.

Ndërkaq Ministri i Diasporës, Valon Murati, tha se gjatë muajve të verës bashkatdhetarët tanë, duhet t’i presim në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ne si Ministri e Diasporës kemi filluar fushatën “Ti je pjesë e atdheut”, e cila përfshinë edhe regjistrimin e Diasporës, ku kisha shprehur rastin që t’ju bëjë ftesë që t’i përgjigjen pozitivisht këtij proces, ku regjistruesit do t’i keni në të gjitha qytete e Republikës së Kosovës, por edhe në aeroport. Falënderoj kryetarin e komunës së Ferizajt për mobilizimin që ka pasur vitin e kaluar, por që po ë njëjtin mobilizim e ka edhe gjatë këtij viti”, ka thënë Murati.

Në takim me kryetarin e Ferizajt u bisedua edhe për koordinimin e aktiviteteve kulturore në “Ditët e Diasporës”, si dhe bashkëpunimi për organizimin e takimeve të përbashkëta me biznese nga diaspora, të cilat me investimet e tyre do të mund të kontribuonin në zhvillimin ekonomik të vendit. U bë e ditur se administratën komunale për ofrim të shërbimeve sa më të mira a zgjatur edhe orarin e punës çdo ditë deri në orën 18:00 ndërkaq ditën e shtunë do të punohet deri në orën 12:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img