09,10,2024

Sot inaugurohet linja 400kv e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë

Must Read

Linja e re e interkonjeksionit të ri 400kv mes dy vendeve tona, Shqipëri – Kosovë, do të inaugurohet sot.

Në ceremoninë e inaugurimit, e cila do të zhvillohet në orën 11:00 në Kashar të Tiranës, do të merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Shtatorin e kaluar, derisa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, po inspektonte punimet në këtë projekt në pjesën e Kosovës, pati deklaruar se kjo linjë është ndër projektet më të rëndësishme për vendin.

“Linja e interkonjeksionit 400 kV Kosovë-Shqipëri është një ndër projektet më të rëndësishme të fushës së energjisë pasi përfitimet e këtij projekti i tejkalojnë kufijtë e Kosovës”, pati deklaruar ministri Stavileci.

“E dimë që procesi i Berlinit është i konceptuar në dy shtylla: në atë të infrastrukturës dhe energjisë, ku Kosova merr pjesë me dy projekte. Njëri prej tyre është kjo linjë e transmisionit Kosovë – Shqipëri, e cila i sjell shumë përfitime jo vetëm dy shteteve tona, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal”, tha Stavileci.

Ndërsa ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets pati thënë se studimet e fundit kanë treguar se energjia paraqet një nga pengesat kryesore për investime direkte të huaja në Kosovë. Andaj, sipas saj, Gjermania që nga fillimi i bashkëpunimit me Kosovën është fokusuar në sektorin e energjisë dhe deri tani ka mbështetur këtë sektor me 150 milionë euro.

Ingrid Hengster, anëtare e Bordit të KfW pati thënë se interkonjeksioni është investimi më i madh i bërë në Kosovë deri më tani, të cilin Gjermania e ka mbështetur me hua përmes KfW dhe me të drejtë quhet edhe autostrada energjetike Kosovë – Shqipëri.

Sipas saj, ky projekt do të nxisë integrimin e sistemit energjetik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo do të çojë në rrjetin energjetik të Evropës Juglindore dhe pastaj në rrjetin më të madh evropian.

Aktualisht, Shqipëria ka dy linja interkonjeksioni 220kv me Malin e Zi dhe Kosovën dhe një 400kv me Greqinë.

Rritja e blerjes së energjisë elektrike në tregun e jashtëm bëri që qeveria e Shqipërisë të shihte në planet e saj ndërtimin e dy linjave të tjera 400kv me Kosovën dhe Malin e Zi, projekt i cili me Kosovën do të inaugurohet sot.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img