12,07,2025

Ferizaj: Konfiskim i armës dhe municionit

Must Read

28.06.2016 , Koshare, Ferizaj. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, hetuesit e  stacionit policor në Shtime , sot  në fshatin Koshare kanë bërë një kontroll në objektin afarist dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit (XH.H. 35 vjeçar), nën dyshimin e bazuar se i njëjti posedon armë të pa autorizuar, thuhet në komunikatën e policisë rajonale të Ferizajt.

Gjatë kontrollit  policia ka gjetur dhe konfiskuar:

-Një (1) pistoletë “Crvena Zastava ” model 70

-Një (1) karikator me shtatë (7) copë fishekë;

Me urdhëresë të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt gjyqësore.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img