13,10,2024

Shoqëria civile kërkon hetime të përshpejtuara për vdekjen e dy fëmijëve në Kolovicë

Must Read

Përmes një letre të përbashkët, shoqëria civile ka kërkuar hetime të përshpejtuar për të përcaktuar ata që mbajnë përgjegjësi penale për humbjen e jetës së Florentës 13 vjeçare dhe Florentit 11 vjeçar javën e kaluar.

Organizatat kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës dhe institucionet përgjegjëse që të koordinohen mes vete për të parandaluar tragjedi të tilla.

Lexoni letrën e përbashkët të organizatave të ndryshme nga shoqëria civile:

Prishtinë, 28 qershor  2016 – Javës që shkoi, në lagjen Kolovicë të Prishtinës ndodhi një tragjedi në të cilën dy fëmijë humbën jetën. Kjo tragjedi ndodhi si pasojë e veprimeve ilegale të një operatori ekonomik, i cili ka hapur një gropë në territorin e Komunës së Prishtinës. Komuna e Prishtinës bashkë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë përgjegjësi për ndërtimet dhe operimet në territorin ku ka ndodhur fatkeqësia. Me të njejtin ritëm me të cilin kërkojnë pagesën e taksave dhe tatimeve përkatëse, këto institucione kanë obligim ligjor që të sigurojnë ligjshmërinë e operimit të secilit operator ekonomik dhe të parandalojnë veprimet e papërgjegjshme të cilat rrezikojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Duke mos arritur të mbikëqyrin cilësinë e punëve dhe respektimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, këto institucione bartin përgjegjësi për këtë tragjedi.

Dorëheqja e drejtorit të inspektoriatit të Prishtinës duhet parë si përgjegjësi dhe parim mbi të cilin çdo zyrtar duhet të veprojë në raste të ngjashme. Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme. Për rastin Kolovica duhet të kërkohet përgjegjësi penale për fajtorët.

Ne, organizatat e poshtëshënuara, kërkojmë nga prokuroria e shtetit që të përshpejtoj hetimet e nevojshme për të përcaktuar të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi penale për humbjen e jetëve të dy fëmijëve në Prishtinë. Gjithashtu, bartësit e institucioneve të lartpërmendura duhet të mbajnë përgjegjësi për neglizhimin e përgjegjësive të tyre ligjore, ndërsa e njejta duhet të kërkohet edhe nga kompania që ka shpërfillur ligjet dhe rregulloret përkatëse. 



Në fund, kërkojmë nga Komuna e Prishtinës dhe gjitha komunat e tjera, si dhe institucionet qendrore që të koordinohen në mes vete, në mënyrë që të parandalohen tragjedi të tilla në të ardhmen. Për më tepër është urgjente që institucionet lokale dhe qendrore të marrin përgjegjësitë që u takojnë në sigurimin e një ambienti të sigurtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, si parakusht për një jetë të dinjitetshme.

 

Organizatat nënshkruese:

 

Autostrada Biennale

Community Building Mitrovica – CBM

EC Ma Ndryshe

ENCOMPASS

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF

Fondacioni Lumbardhi

Fondacioni për Trashëgimi Kulturore LEGATUM

Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij – CHwB

Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS

Iniciativa e Femrës Kosovare

Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS

Iniciativa për Progres – INPO

Instituti Demokraci për Zhvillim – D4D

Instituti Demokratik i Kosovës – KDI

Instituti GAP

Konsumatori

Lëvizja FOL

OJQ THY

Qendra për Politika dhe Avokim – QPA

Varg e Vi

Zana

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img