Lajme

Erdogan sulmon Parlamentin Europian: Raporti i tij, akt provokues


Publikuar më:


unnamed

Vetëm një ditë pas deklaratës thumbuese të ministrit të Jashtëm turk në drejtim të BE-së, Presidenti Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se raporti i Parlamentit Evropian që kritikonte respektimin e të drejtave të njeriut në Turqi është një akt provokues i bllokut me 28 anëtarë.

Ai u shpreh se dokumenti i publikuar nga një prej institucioneve kryesore të unionit rrezikon që t’i japë një konotacion destruktiv marrëdhënieve pozitive që janë ngritur deri më tani mes palëve. Erdogan theksoi se pret që Bashkimi Evropian të ndryshojë sjellje.

“Po kritikojmë faktin se ky raport nuk u ndërtua në një mënyrë konstruktive. Përkundrazi, dokumenti i publikuar pati karakter destruktiv. Sjellja e një raporti të tillë tek ne, në një kohë kur marrëdhëniet tona kanë regjistruar progres në shumë fusha, përbën një akt krejtësisht provokues. Shpresoj që Bashkimi Evropian ta kuptojë një gjë të tillë.”

Më herët, akuza në drejtim të Bashkimit Evropian erdhën edhe nga ministri i jashtëm turk, Mevlut Kavusoglu. Ai u shpreh se nëse blloku me 28 anëtarë nuk do të respektojë pikat për të cilat palët kanë rënë dakord për marrëveshjen e emigrantëve, atëherë qe veria e Ankarasë mund ta anulojë akordin.

Gjatë muajve të fundit, edhe BE-ja ka qenë tejet e ashpër në deklarata e saj ndaj Turqisë. Zyrtarët e unionit kanë lëshuar akuza të njëpasnjëshme ku kritikojnë respektimin e të drejtave të njeriut si dhe lirinë e medias në Turqi.

Comments
To Top