22,02,2024

Për kryetarin Svarqa ende Atifete Jahjaga presidente

Must Read

fotografia-ne-institucione-780x439

Edhe pse presidenti i ri, Hashim Thaçi është betuar tash e dy javë, në zyrën e kryetarit të Ferizajt akoma  është fotografia e ish presidentes Atifete Jahjaga dhe afër saj ajo e doktor Ibrahim Rugovës.  Foto të tilla gjenden edhe nëpër zyra të tjera të komunës.

I pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa  tha se nuk e ka problem vendosjen e fotografisë së Thaçit, por një gjë e tillë duhet të ndodh pas një sinjali nga presidenca.

“Ka një rregullore për vendosjen e fotografisë së presidentit e cila ka një numër 19/2011, e cila e përcakton qartë edhe mënyrën e vendosjes së fotografisë dhe formatin. Kjo nënkupton që sekretari i përgjithshëm i zyrës së presidentit formon një komision për të përzgjedhur fotografinë, është përcaktuar në bazë të rregullores formati 20 me 60 dhe kabineti i presidentit i dërgon fotografitë të cilat duhet të vendosen në kabinetin e kryetarit. Unë nuk di deri ku ka shkuar ky proces as nuk e di cila është fotografia e cila është përzgjedhur. Ndryshe në zyre akoma vazhdon të qëndroj në muri fotografia e presidentes Jahjaga dhe në momentin kur të na vie ajo e Thaçit, pa kurrfarë problemi do ta vendosim”, tha Svarqa.

Svarqa tha se vendosja e fotografisë së Hashim Thaçit, nuk do t’i paraqes kurrfarë emocioni ndryshe.

Ai thotë se pavarësisht që i takon një partie tjetër,  presidentin e Kosovës nuk e konsideron me njeri të partisë rivale, por kryetar të popullit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

34 mësimdhënës nga Ferizaj, certifikohen në kuadër të projektit të BE-së

34 mësimdhënës nga 3 shkolla të Ferizajt, u certifikuan në kuadër të projektit KosEd. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img