26,04,2024

Elbasani: Ja si ndodhi përplasja e grupit Çapja me policinë

Must Read

 

Rreth orës 19.00 në zonën pranë stadiumit janë dëgjuar breshëri kallashnikovi. Të shtënat kanë zgjatur disa minuta duke alarmuar policinë e shtetit.

Mësohet se disa persona kanë qëlluar në drejtim të një makine me efektivë të policisë. Ata u janë kundërpërgjigjur, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima. Policia tha se ishin pjestarë të fisit Çapja që qëlluan drejt policisë.

Dyshohet se ata kanë qëlluar spoa kanë parë makinën e efektivëve të veshur me roba kamuflazh pasi në këtë mënyrë ishin veshur edhe atentatorët e masakrës së fillimvitit në këtë qytet. Policia tha se ka ndaluar 2 persona dhe është vënë në kërkim të një personi të tretë. Drejt Elbasanit janë nisur edhe forcat RENEA.

The post Elbasani: Ja si ndodhi përplasja e grupit Çapja me policinë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img