29,03,2024

EKSKLUZIVE|| Kosovës do t’i ofrohet Liberalizimi i Vizave me “klauzulolën” e suspendimit!

Must Read

Vizat-e-Kosovës-650x355

Liberalizimi i vizave për shtetet e treta që ofrohet nga Bashkimit Evropian do të pësojë një ndryshim nga praktika e deritashme. Kjo sidomos për shtetet që është planifikuar dhe paralajmëruar se do të ngjajë këtë vit. Kështu duke filluar me Turqinë por edhe për Gjeorgjinë, Kosovën dhe Ukraninën pritet të zbatohet ky ndryshim, shkruan në numrin e saj të sotëm e përditshmja “Welt am Sonntag”.

Një diplomat i cili s’ka dashur që t’i përmendet emri ka bërë të ditur që BE-ja do të bëjë një marrëveshje të “jashtëzakonshme” me Turqinë e mëpas edhe Gjeorgjinë, Ukrainën e Kosovën e cila nuk ishte bërë deri më tashti. Sipas këtij plani “marrëveshja në fjalë do të përmbajë një klauzolë suspendimi e cila do të aktivizohet automatikisht nëse shteti që ka arritur marrëveshjen me Brukselin nuk i përmbahet asaj për të gjitha aspektet e veçanta të kësaj”, raporton Gazeta Blic.

Sipas këtij plani në fjalë për Turqinë do të vlente kjo nëse Turqia nuk i kthen prapa refugjatët nga Greqia, kurse për Ukrainën kjo vlen në rast se ajo s’i përmbush kushtet e marrëveshjes me Moskën e Kosova e Gjeorgjia do të pësonin në rast se nga këto vende do të ketë azilkërkues në vendet anëtare të BE-së.

Ky plan i cili ende nuk është miratuar në BE po shtyhet para sidomos nga Gjermania dhe Franca, raporton Gazeta Blic. Vendet anëtare të BE-së ende s’i kanë dhënë atij dritën e gjelbërt por gjasat janë reale që të pritet miratimi i tij të enjten që vjen. Diplomatë të vendeve të BE-së por edhe të vet Gjermanisë e Francës janë shprehur kundër kësaj praktike të re por duket që Qeveritë në Berlin dhe Paris janë të vendosura të shtyejnë atë përpara.

Nëse ky plan do të hynte në fuqi edhe për Kosovën atëherë do të dilte në pah edhe njëherë dallimi i Kosovës nga vendet tjera fqinje të Ballkanit të cilat nuk kërcënohen nga klauzula në fjalë. Qeveria e Kosovës do ta shesë si edhe një “sukses” kurse Brukseli do ta trajtonte si një karrotë të re me kërbaçin e suspendimit në çdo kohë për Kosovën. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img