26,04,2024

Efektet e shmangies së mëngjesit varen nga pesha juaj trupore

Must Read

Mëngjesi është vakti i cili nuk duhet shmangur kurrsesi dhe kjo është thënë vazhdimisht nga mjekët dhe nutricionistët.

 

Mirëpo, studimet e fundit tregojnë se shmangia e mëngjesit dhe ndikimi në organizmin e njeriut varet nga pesha trupore e personit.

Njerëzit obezë është mirë që të mos e shmangin kurrsesi mëngjesin, transmeton Indeksonline.

Një studim i fundit që përfshin një numër të madh njerëzish tregon se mëngjesi ndihmon në humbje në peshë ndërkaq një tjetër studim sugjeron që kapërcimi i mëngjesit nuk ka të bëjë më konsumimin e kalorive gjatë ditës.

Por shumica e këtyre studimeve janë vëzhguese dhe nuk mund të na tregojnë shumë për mekanizmat prapa humbjes së peshës, metabolizmit tonë dhe ngrënies së mëngjesit. Megjithatë, një studim i ri, i cili sapo është publikuar në “Journal of Physiology”, shqyrton pikërisht mekanizmat e tillë.

Hulumtimi shqyrton se si mëngjesi ndikon në metabolizmin dhe qelizat e dhjamit të individëve me peshë të ulët dhe atyre në mbipeshë.

Sipas studimit, njerëzit me peshë të vogël, duke shmangur mënjanë mëngjesin për 6 javë bëri që të rritet aktiviteti i gjeneve që ndihmuan për të djegur dhjamin, duke përmirësuar kështu metabolizmin. Megjithatë, ky efekt nuk u pa në personat me peshë të madhe të cilët u përfshin në po të njëjtin studim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img