26,04,2024

Dy turq tentojnë t’ia fusin kokën në thes ushtarit amerikan

Must Read

turk

Dy burra turq sulmuan një ushtar amerikan në një bazë ajrore amerikane në Turqi, duke u përpjekur që t`’i vënë atij një thes në kokë. Sulmuesit, të cilët u arrestuan, thanë se donin të hakmerreshin për një incident të vitit 2003 në Irak, ku trupat amerikane ja mbuluan kokat me trasta ushtarëve turq.

Incidenti ndodhi gjatë një ngjarje ku mund të merrnin pjesë vetëm njerëzit e ftuar, në bazën ajrore amerikane në Inçirlik, sipas mediave turke.

Dy anëtarët e “Bashkimit të Rinisë së Turqisë”, grup i krahut të djathtë, të identifikuar si Yalcin Semir Akarsu dhe Cenk Kizilirmak iu afruan për ta sulmuar një ushtar amerikan, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Grupi të cilit ata i takojnë kundërshton aspiratat e Turqisë për anëtarësim në BE dhe lufton atë që e quan “imperializmi amerikan”.

Në videon e publikuar në Facebook nga grupi Akarsu, turku i thotë ushtarit amerikan: “Ju keni vënë trasta mbi kokat e ushtarëve tanë në vitin 2003. Ju jeni përgjegjës për këtë dhe për terrorizmin në vendin tonë”. /Kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img