16,04,2024

Dokumentet nga Panamaja, uragan për BE-në

Must Read

Screenshot_8

Dokumentet nga Panamaja tashmë kanë marrë viktimën e parë evropiane. Për shkak të skandalit në lidhje me kompanitë offshore ka dhënë dorëheqje kryeministri i Islandës. Hulumtimi i konsorciumit ndërkombëtar të mediave ende ka potencial për të shkaktuar një stuhi të vërtetë në BE, shkruan në analizën e saj “Bloomberg”.

Arsyeja është se dosjet kanë përfolur emrin e kryeministrit britanik, David Cameron. Pas disa deklaratave ai mohoi të ketë fonde me kompanitë offshore, por më në fund pranoi se ai kishte aksione në biznesin e babait të tij, i cili shiti atë në vitin 2010, ose para se të udhëheqë qeverinë britanike.

Këto rezultate vijnë vetëm disa muaj para betejës më të rëndë politike për Cameronin – referendumin për të ndarë Britaninë nga BE-ja, që është caktuar për 23 qershor.

Sondazhet tregojnë se dy kampet – për dhe kundër për të qëndruar në BE- janë pothuajse të barabarta. Rreziku tani është se dokumentet dhe skandali panamez mund të zhgënjejë britanikët, të cilët nuk kanë vendosur ende si të votojnë, dhe ata nuk e mbështesin qëndrimin favorizuar të kryeministrit.

Në “Facebook” është krijuar një grup që kërkon nga kryeministri për të plotësuar vakumin me taksat ose të japë dorëheqjen.

“Brexit” ishte kuptuar nga liderët evropianë si një nga kërcënimet më të mëdha për Bashkimin Evropian.
Gjatë një takimi në Bruksel ata e pranuan kërkesën nga Londra për një status të veçantë të Britanisë së Madhe në BE.

Reagimi i Cameron në rastin me dokumentet e Panamasë mund të rrezikojë jo vetëm karrierën e tij politike, por marrëdhëniet mes Londrës dhe Brukselit dhe të ardhmen e tërë BE-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ishte në kërkim nga policia, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e hënë në Ferizaj, i njëjti ishte në kërkim nga policia. L.Q ishte i kërkuar me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img