30,05,2024

Hajnat Filmohen Gjatë ‘Aksionit’ në Istog

Must Read

Screenshot_7

Një qytetar nga Istogu ka dërguar në KALLXO.com një video të një vjedhjeje spektakulare në parkingun e një marketi në këtë qytet.

Siç shihet në pamje, grabitësit e vëzhgojnë për disa çaste makinën ndërsa në momentin e fundit njëri nga ta thyen xhamin e pasmë të makinës nga ku merr një çantë dhe largohen duke hipur në makinën e tij.

Pak metra më tutje, hajni vazhdon i papenguar të kontrollojë edhe makinat e tjera nëse në to ka gjëra me vlerë dhe përfundimisht pasi kryejnë vjedhjen largohen me makinën e tyre.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ditën në fjalë në këtë market kishte ndodhur një vjedhje.

Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, tha për KALLXO.com se më 27 mars 2016, Policia ka regjistruar një rast vjedhje.

“Viktima ka raportuar në Polici se përderisa kishte parkuar automjetin e tij me tabela të Austrisë, persona të panjohur i kanë thyer xhamin, ku nga brenda i kanë vjedhur një çantë në të cilën ka pasur kozmetikë” ka thënë Ibra.

Sipas tij, vlera e përgjithshme e dëmit është rreth 400 €.

Me gjithë ngjarjen e filmuar, policia nuk ka njoftuar të ketë arrestuar personat e dyshimtë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=guzpdzuNOB4&w=720&h=380]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img