Uncategorized

Diplomati gjerman Steinmeier: Miratoni reformën në drejtësi


Publikuar më:


Edi Rama- Frank-Walter Steinmeier

Ai u shpreh qarte se palët politike ne vend duhet te mbështesin miratimin sa me te shpejte te kësaj reforme me impakt direkt ne procesin integrues te vendit, sundimin e shtetit ligjor, sundimin e se drejtës ne ekonomi si dhe mundësinë qe ka Shqipëria qe nëpërmjet kësaj reforme te mund të bëhet në rajon, pararendësi i ristrukturimit të sektorit të drejtësisë në kuptimin e shtetit të së drejtës.

Në takim me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, dy Ministrat u ndalën në rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi, zhvillimet më të fundit në rajon, sfidat e sigurisë si dhe rrugëtimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Jashtëm gjerman tha sot në Tiranë se palët politike duhet të miratojnë sa më shpejtë reformën në drejtësi, për t’i hapur rrugë integrimit të vendit në BE. Frank-Walter Steinmeier lëshoi edhe një apel për opozitën, e cila sipas tij nuk mund të fitojë gjithnjë duke refuzuar.

“Për reformat nuk merr vetëm falënderime, sepse shpesh herë ka kritika të ashpra dhe ndoshta kostoja mund të reflektohet edhe në zgjedhje. Kam mësuar se në opozitë nuk mund të fitohet gjithmonë duke refuzuar. Ka situata në të cilat një Qeveri do të duhet të marrë risqet përkatëse për ta çuar vendin përpara, por e njëjta gjë vlen edhe për opozitën. Nuk duhet menduar për avantazhet afatshkurtra, por për ato afatgjata, në të mirën e vendit”, u shpreh Steinmeier në takimin që pati me homologun shqiptar, Ditmir Bushati.

Ndërkohë gjatë takimit me kryeministrin Rama, diplomati gjerman tha se për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE duhet të presim që ky diskutim të bëhet në vjeshtë, teksa theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e miratimit të reformës në drejtësi.

The post Diplomati gjerman Steinmeier: Miratoni reformën në drejtësi appeared first on Lajminet.

Comments
To Top