26,04,2024

Diabeti tek shtatzënat

Must Read

Diabeti tek shtatzënat nënkupton rritjen e niveleve të sheqerit në gjak, e percjellur me intolerance në glukozë gjatë periudhës së shtatzënisë.

Çka është diabeti gestacional

Shtatzënia mund të jetë e shoqëruar me diabetin kur gruaja është diabetike dhe mbetet shtatzënë, si dhe kur diabeti lajmërohet gjatë shtatzënisë pra kur gruaja para shtatzënisë nuk ka pasur diabet.
Diabeti gestacional ose i shtatzënisë paraqitet si rezultat i sekretimit të disa hormoneve nga placenta sidomos hormonit placentar laktogjen e cila bllokon veprimin e Insulinës në organizmin e nënës dhe për pasoje do të kemi rritje të niveleve të sheqerit në gjakun e nënës. Me rritjen e niveleve të glukozës në gjakun e nënës rritet edhe niveli i glukozës në gjakun e frytit sepse dihet që glukoza është substancë e cila kalon barrierën placentare.

Cilat janë grupet e rrezikuara për Diabetin gestacional ose të shtatzënisë

Me se shumti rrezikohen gratë që kanë.
– Obezitet
– Pre dispozicion familjar
– Antecendentët obstetrikal: makrosomia(fëmija paraprak i lindur me peshë mbi 4.1kg),Vdekje in utero e frytit në shtatezanit e mëhershme me shkak te panjohur),malformimet në fëmijët e mëhershëm
– Përdorimi paraprak i kontraceptivëve estroprogestativ
– Glikemi të rritura në shtatzënitë e mëhershme.
– Polihidroamnion me etiologji të panjohur në shtatzënitë e mëhershme

Si mund ta kuptojë një nënë që vuan nga diabeti

-Nënat zakonisht marrin ose konsumojnë sasi të mëdha të ujit, urinim të shpeshte
-Infeksione të shpeshta sidomos të traktit urinar
-Kruarje në regjionin urogjenital
-Shtim i madh në peshë i nënës gjatë periudhave të shtatzënisë.

Si të vërtetojmë diabetin në shtatëzani
-Matje e glikemisë esull, si dhe testi i ngarkesës në glukozë ose OGT testi në mes javës 24-28 të shtatzënisë.

Efektet e shtatzënisë në Diabetin gestacional ose te shtatzënat

Mendohet që shtatzënia mund të interferoj në gjendjen e përgjithshme të diabetit:
Psh dëmtimet e syve mund të keqësohen gjatë shtatzënisë pra Retinopatia diabetike nonproliferative mund te shndërrohet në retinopati diabetike proliferative.
Gjithashtu edhe funksioni renal mund të rëndohet tek diabetikët që janë shtatzëne duke shtuar humbjet e proteinave nga urina. Edhe tensioni arterial mund të shfaqet ose rëndohet tek diabetikët – shtatzëna.

Efektet e diabetit mbi shtatzëninë dhe fetusin
Të shpeshta janë:
Abortet spontane.
Lindjet premature të parakohshme.
Polihidroamnioni: sasia e madhe e lëngut amnional.
Vdekjet e fetusit in utero pra në mitër.
Efektet e diabetit te nëna tek të porsalindurit:
Malformimet kongjenitale; në sistemin nervore qendrorë tru dhe veshka.
Makrosomia peshë e rritur e të posalindurit mbi 4.1kg si pasojë e hiperinsulinizmit fetal reaksional ndaj hiperglikemisë së nënës.
Hipotrofi fetale si pasojë e dëmtimeve vaskulare te nënat foshnjat lindit me masë më të vogël trupore.
Distresi respirator.
Hipoglikemit.
Hiperbilirubinemia.
Poliglobulia.
Çfarë duhet të ketë parasysh një grua të parandalojë glikemit e rritura, te ajo si dhe problemeve që mund të paraqiten tek ajo dhe fëmija;
Kujdesi ne ushqim: Ti shmangen ushqimit që përmban indeks të lartë glikemisë pra sasi te mëdha të sheqerit (ëmbëlsirat), te konsumoj racione të shpeshta por nga pak, ushqimi të jetë më i pasur me pemë(përjashto rrushin) dhe perime, gjatë ditës të konsumohen deri në 2 litra ujë, më pak lëngje të pasuara me sheqer, tu shmangen ushqimit të pasur me yndyra shtazore.

Aktiviteti fizik: është e nevojshme aktivitet ditor fizik me ecje por nëse nuk ka kundër indikacione të tjera mund të aplikojë notin dhe vrapimin e lehtë.
Nëse nivelet e sheqerit nuk përmirësohen me dietë dhe aktivitet fizik është e nevojshme që të fillohet trajtim insulinik në konsultë me Endokrinologun.

Dr. Fatbardh Ramadani- internist-Endokrinolog

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img