25,04,2024

Diabeti në kohën e pandemisë

Must Read

Që nga fillimi i vitit 2020 jemi ballafaquar me paraqitjen e një lloji të ri të virusit i cili sulmon rrugët respiratore duke shkaktuar pneumoni virale pa kursyer as edhe një organ tjetër.

Diabeti mellitus është një sëmundje e cila në bazë të statistikave të fundit mendohet se janë të diagnostifikuar diku rreth 422 milion njerëz  në botë d.m.th 1 në 11 persona (bazuar në statistikat e WHO). Diabeti dhe llojet e tij futen në grupin e rrezikut të lartë, të cilët mund të fitojnë komplikime serioze nëse infektohen me virusin COVID 19.

Pacientët me diabet kanë pasur indeks më të lartë të koagulimit të gjakut si dhe lirim të shtuar në plazmë të interleukinave të cilat fajësohen si shkaktarë të komplikimeve të shumta organike.

Tek pacientët me diabet mellitus të cilët janë të infektuar është e domosdoshme fillimi i terapisë insulinike, rrugë invazive e cila është  treguar efikase dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm, sidomos tek pacientët me komplikime akute.

Vend të rëndësishëm tek ky grup i pacientëve merr edhe të ushqyerit por caku kryesor  është rregullimi i vlerave të glikemisë, glikemi jo më të lartë se 9 mmol/l me qëllim të përmirësimit të prognozës së sëmundjes.

Në mbarë botën nga ana e profesionistëve janë raportuar raste me diabet, tek pacientët që paraprakisht nuk kanë qenë të sëmurë. Janë raportuar raste me Pneumoni atipike të shkaktuar nga COVID 19, me vlera të larta të glikemisë në gjak si dhe raste me komplikime akute.

Pra, pacientët me diabet të infektuar me COVID 19 kanë predispozicion më të lartë për të pasur pneumoni të rënda  dhe shok septik si komplikime kryesore të infeksionit viral.

P.s. #Vaksinohu sa nuk është vonë!

Dr. Shpresa Azemi-Shemsedini

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img