19,04,2024

Dezinformata që tronditi banorët e fshatit Mirash të Ferizajt

Must Read

Ferizaj.30.05.2016. Lajmi se në afërsi të malit në fshatin Mirash,  është gjetur një varr dhe ardhja e policisë ka tronditur banorët e fshatit Mirash të Ferizajt.

Për këtë u lajmërua edhe Policia Rajonale e Ferizajt e cila se bashku edhe me ekipet e mjekësisë ligjorë doli në vendin e ngjarjes . Por  pas  verifikimit të policisë doli se  ata ishin vetëm gurë të “mexhave”.

“Një qytetar i fshatit Mirash ka vënë gurët  që të shënjoj  kufijtë e pronës së tij dhe i ka ngjyrosur me ngjyrë të kuqe. Dikush nga fshatarët ka dyshuar se është varr dhe ka lajmëruar policinë. Me të marrë lajmin ekipe të policisë dhe mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes . Pas të gjitha hulumtimeve është vërtetuar se i gjithë rasti ka  të bëjë vetëm me gurë të  “mexhave”  dhe nuk ka të bëjë  asgjë me varre”  i tha FerizajPress-it togeri i policisë Agim Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img