18,04,2024

Dëshmitarët e vjedhjes në Rinas: Grabitësit kishin dialekt të jugut

Must Read

Dy prej autorëve mendohet se janë të moshës 25 deri 35 vjeç, me fizik të rregullt dhe me gjatësi trupore nga 1.65 cm deri në 1.80 cm. Autori i tretë i vjedhjes, referuar pamjeve, dyshohet se është rreth 1.60 deri 1.70 cm, pak i shëndoshë, i moshës mbi 35 deri 40 vjeç. Këto të dhëna duket se kanë përputhje me ato të ngjarjes së ndodhur në dhjetor 2015, në Qafën e Kasharit.

Në atë ngjarje, sipas deklarimeve të marra nga policët privatë dhe dëshmitarët, autorët ishin pesë persona, të përshkruar si me trup mesatar, të mbushur, me konstrukt të rregullt trupor, me gjatësi rreth 175-180- cm, me veshje si të policisë, në dukje ngjyrë blu, me xhepa anash, me jelekë dhe me këmbale në këmbë, me maskë në fytyrë si të forcave speciale, me syze në sy.

Dëshmitarët kanë thënë se, referuar zërit te tyre, dëshmitarët besonin se grabitësit ishin në moshë relativisht të re, me dialekt si të zonës së Jugut, ose Shqipërisë së Mesme. Personat ishin të shpejtë në lëvizje dhe aktivë të gjithë.

“Pozicionet e tyre ishin të ndara, pasi disa qëndruan tek blindi dhe dy te makina ku ndodhej personeli i shoqërimit. Të gjithë autorët mbanin me vete armë kallashnikovë. Përveç kësaj, personat që kanë bllokuar punonjësit e autoveturës së shoqërimit mbanin edhe armë pistoletë në brezat e tyre”, thuhet nga dëshmitarët. /Panorama

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img